Flash

Chelsea prezanton Higuain: argjentinasi dhe Sarri bashkë pas tre vitesh

Lapsi.al 23 January 2019
Chelsea prezanton Higuain: argjentinasi dhe Sarri bashkë pas tre vitesh
Gonzalo Higuain e Maurizio Sarri më në fund së bashke. Pasi qendruan tre vjet larg, trajneri toskan do të ketë sërisht në dispozicion Pioita: Chelsea, në fakt, ka zyrtarizuar blerjen e argjentinasit në fund të një tratative me Juventus, që zotëron kartonin e tij. Higuain do të huazohet në Londër, pas një aventure të shkurtër e të pafat tek Milan. "Shpresoj tia shpërblej Chelsea në fushë. Mezi pres të fillojë", ka thënë numri 9 i Bluve. Higuain kishte mbërritur pasdite në Farnborough, në aereoport londinez për fluturime private, larg syve të tifozëve e gazetarëve. Debutimi nuk do të jetë të enjten në Carabao Cup kundër Tottenham. Teserimi nuk është kompletuar përpara orës 13, kështu që argjentinasi nuk mund të grumbullohet: me shumë mundësi do të zbresë në fushë të dielën kundër Sheffield Ëednesday në FA Cup. Media angleze mendon se ardhja e Higuain, një lojtar mbi moshë për mënyrën e operimit të Chelsea, është një sinjal besimi i Blues ndaj Sarri: "Shpresoj të jetë kështu - ka thënë tekniku i londinezëve -, por shoqëria është dakord me mua për vlerën e lojtarit. Nuk është e lehtë të gjesh një qendërsulmues kaq të fortë në merkato sot. Shpresojmë të rigjenerojmë".

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09