Flash

Berisha: Ministria e Jashtme që sot nevojtore personale e Zografit Bis!

Lapsi.al 23 January 2019
Berisha: Ministria e Jashtme që sot nevojtore personale e Zografit Bis!

Ish-kryeministrin Sali Berisha shkruan se kryeministri Rama në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e vendit dhe ligjit organik të Këshillit të Ministrave, i delegoi detyrën Gent Cakos për "meritën e vetme se është shprehur për copëtimin dhe tregtimin e trojeve shqiptare".

Reagimi i plotë i Berishës:

Ministria e jashtme që sot nevojtore personale e Zografit Bis!

Të dashur miq, pa iu tharë boja dekretit antikushtetues të emërimit të tij, edhe ministër i jashtëm, skiziodi primitiv, hakmarrës Zografi bis vrapoi të shndërrojë ministrinë e jashtme të vendit në një nevojtore personale.

Ai, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e vendit, ligjin organik të Këshillit të Ministrave i delegoi detyrën mender hales së tij në atë ministri, për meritën e vetme se është shprehur për copëtimin dhe tregtimin e trojeve shqiptare dhe që nuk guxon të afishoje veten se cili është. Ndaj atij, që Zografi bis i delegoi sot detyrën, deri sa Gjykata Kushtetuese të vendosë ndryshe, rëndon refuzimi me dekret kushtetues të presidentit të Republikës si i padenjë për postin e ministrit të jashtëm.

Por për të ligji dhe Kushtetuta nuk ekzistojnë dhe sot ai provoi se ndjehet më komod si një jashtëqitje e Edi Ramës në atë detyrë se sa një njeri civil i lirë që respekton Kushtetutën, ligjet e vendit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI