Flash

Alarmi/ Dhjetëra raste fruthi tek fëmijët, vaksinimi i nevojshëm

Lapsi.al 23 January 2019
Alarmi/ Dhjetëra raste fruthi tek fëmijët, vaksinimi i

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar sot të dhënat e fundit rreth situatës së rënduar të fruthit në Shqipëri, ku i bëhet thirrje prindërve që të vaksionojnë sa më shpejt fëmijët.

Sipas njoftimit, deri sot kanë shënuar 30 raste me fruth, që kanë kapur fëmijët e moshës nën 2 vjeç.

Instituti i Shëndetit Publik thekson se edhe të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit apo nuk kanë marrë dy dozat e vaksinës, duhet të vaksinohen.

NJOFTIMI 

Situata e fruthit në Shqipëri

Tiranë 23 Janar 2019- Lidhur me situatën e Fruthit në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se deri në datën 22 Janar 2019 numri i të prekurve me fruth është 30 raste (pozitive). Rastet e konfirmuara i përkasin kryesisht grupmoshës nën 2 vjeç.

Instituti i Shëndetit Publik ju bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit dhe udhëzimeve të ISHP-së për grupet që janë më të rrezikuara. Jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit apo nuk kanë marrë dy doza të vaksinës, duhet të vaksinohen. Vaksinimi ndaj fruthit është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin dhe komplikacionet që vijnë prej tij. Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më i rëndësishëm vaksinimi, për të parandaluar përhapjen e fruthit.

Masat e ndërrmara për mbrojtjen nga fruthi dhe ndaj epidemisë të shkaktuar prej tij janë masa të kontrollit spitalor dhe në qendra shëndetesore, si me poshtë:

- Izolimi në pavione të caktuara në spitale dhe vetëizolimi për rastet ambulatore.

- Masa standarte të kontrollit të infeksionit dhe ato të transmetimit nëpërmjet ajrit.

- Përdorim i mjeteve të mbrojtjes personale, si maskave, etj nga personeli dhe pacientët kur shkojnë në ekzaminime.

- Vaksinim i personelit shëndetësor.

- Monitorim i gjendjes mbrojtëse të personelit ndaj fruthit.

- Gjurmin dhe vaksinim brenda 72 orëve i kontakteve.

- Vaksinim i disa grupeve të rrezikuara.

- Vendosja e survejancës aktive në të gjithë vendin.

- Takime dhe trajnime për mjekët e familjes, institucioneve parashkollore dhe personelin infermier.

- Monitorim dhe zbatim rogoroz të legjislacionit në lidhje me vaksinimin në institucionet parashkollore dhe shkollore si dhe institucionet shëndetësore.

Gjatë vitit 2018 dhe deri më tani raportohen të jenë kryer mbi 113,237 vaksinime, nga të cilat, mbi 51.227 janë vaksinime sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit për personat në moshën 1 dhe 5 vjeç. Ndërkohë janë kryer edhe rreth 62,000 vaksinime të tjera që i përkasin fëmijëve të prapambetur në vaksinim, të rriturve të pavaksinuar ose me një dozë, komunitetit rom, si edhe të gjithë personave që kanë qenë në kontakt me persona të dyshuar apo të sëmurë me fruth.

Image

Të këshilluara

Gomonia me 1 ton drogë, arrestohen autorët

Policia ka arrestuar trafikantët e përfshirë në gomonen me 1 ton drogë që u gjet ditën e djeshme në Vlorë. Nga bashkëpunimi i një grupi të posaçëm hetimor të...

10:58

Tritol makinës së një personi në Tiranë

Rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi” në një mjet të parkuar, në pronësi të shtetasit D.H., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë e dyshu...

22:09

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI