Flash

5 milionë euro projekt, 'AKU-ja irlandeze' merr në dorë sigurinë ushqimore në Shqipëri

Lapsi.al 23 January 2019
5 milionë euro projekt, 'AKU-ja irlandeze' merr në dorë

5 milionë euro do të investohen nga Bashkimi Europian në një projekt 4-vjeçar në mbështetje të sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe standardeve fitosanitare në Shqipëri.  Lajmin e jep ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri, Bledi Cuçi. Sot ai zhvilloi një takim me kreun e ‘AKU-së irlandeze’, institucioni i dytë në botë me standarde më të larta për sigurinë ushqimore.

“Sot prita në takim z.Ray Ellard, drejtor i Autoritetit të Sigurisë Ushqimore në Irlandë. Ky institucion është një nga më të njohurit në botë kur vjen fjala tek siguria ushqimore. Diskutuam për modelin organizativ të sigurisë ushqimore dhe shërbimit veterinar në Irlandë, me qëllim zbatimin në vendin tonë të praktikave më të mira në këtë drejtim. Ministria e Bujqësisë, AKU dhe ISUV do të bashkëpunojnë ngushtësisht me këtë institucion, si dhe homologët nga Finlanda që janë pjesë e konsorciumit për zbatimin e projektit me kohëzgjatje 4-vjeçare. Ne kemi shumë për të mësuar nga historitë e tyre të suksesit dhe natyrisht nuk duhet të përsërisim dështimet”, thotë ministri Çuçi.

Projekti në fjalë do të ndihmojë edhe në përafrimin e standardeve të sigurisë ushqimore me ato të vendeve të BE-së.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Banda e lopëve në Tiranë (VIDEO)

Fshati Bërzhitë, vetëm pak kilometra larg kryeqytetit, prej disa kohësh po “plaçkitet ” nga një bandë e vjedhjes së lopëve. Një mëngjës, para pak ditësh, Agr...

19:59

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI