Një start premtues për lojtarët kuqezi në 2019. Sokol Cikalleshi ridebutoi me fanelën e Akhisarsporit me një gol të realizuar në kampionat kundër Beshiktash, pavarësisht se ekipi i tij doli i mundur. Në atë rast ishte një realizim që ja vlejti, pasi në ndeshjen e fundit për kupë kundër Kayserispor, sulmuesi kavajas e nisi përballjen si titullar.
Bëhej fjalë për ndeshjen e dytë të kupës, kur në përballjen e parë “Shqiponjat e Zeza” kishin triumfuar 2-1, kështu që për ndeshjen që të conte në 1/8-tat e kupës, ekipi i sulmuesit të kombëtares është mjaftuar edhe me një barazim pa gola. Cikalleshi nuk mundi dot të shmangte kartonin e verdhë të marrë në minutën e 10-të, ndërsa në të 58-tën futbollisti shqiptar u zëvendësua me sulmuesin tjetër Bokila. Paraqitje e mirë nga ana e kavajasit që në fundjavë për kampionat priten ti rezervohen minuta të cmuara kundër kryesuesve të Bashaksheir.
Në Francë Metz ekip që militon në ligën e dytë franceze, aty ku aktivizohet dhe shqiptari Ivan Balliu po kthehet në një surprizë në futbollin francez. Skuadra e Balliut ka eleminuar nga Kupa ekipin e Monakos që drejtohet nga Thierry Henry. Edhe pse skuadra e “principatës” nuk po kalon një moment të mirë në kampionat nuk diti të reagoj në Kupë.
Nuk ka mjaftuar goli i Falcaos për Monacon pasi skuadra e Metzit ndryshoi gjithcka duke realizuar tre herë në portën e Subasic. Balliu ishte si zakonisht titullar në këtë duel, duke u aktivizuara nga minuta e parë, por çuditërisht në krahun e majtë dhe jo në të djathtin ku jemi mësuar ta shohim zakonisht.