Flash

(VIDEO) Si gënjeu Rama për përfundimin e autostradës Tiranë-Elbasan

Lapsi.al 22 January 2019
(VIDEO) Si gënjeu Rama për përfundimin e autostradës

Edi Rama premtoi më shumë sesa një herë në mars të vitit të kaluar se stërzgjatjes së punimeve në autostradën Tiranë-Durrës do ti vinte fundi brenda vitit 2018.

Një herë në kryeministri dhe një herë tjetër në një nga takimet e bashkëqeverisjes në Elbasan, Rama këmbënguli në përfundimin e punimeve në dhjetor.

[video width="1248" height="662" webm="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/01/ice_video_20190122-151747.webm"][/video]

Përpos deklaratës zyrtare në kryeministri, gjatë një takimi me qytetarët për bashkëqeverisjen e vendit ai shkoi edhe më larg në show-un e tij. Ndërsa një socialist i Elbasanit e pyeti se çdo të bëhej me përfundimin e rrugës, ai e kaloi topin tek Damian Gjiknuri, koka e të cilit "do të pritej" nëse autostrada nuk do të hapej me kapacitet të plotë brenda 2018-s.

“Sot është marrë vendimi që mbaron deri në fund të vitit, ai e ka në dorë vetë…o ta mbarojë, o të mbarojë”, u shpreh Rama.

[video width="632" height="356" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/01/rama-mars-1.mp4"][/video]

Ai nuk e harroi këtë premtim edhe në fund të këtij viti kur u shfaq përballë gazetarëve në 'Dritare me Rudinën'. Pyetjes së Andi Telës, pas një psherëtime të gjatë: "ooooo ...Zot", - ai i'a ktheu me vendosmëri se gjithkush mund të kalonte pa devijime në autostradë.

Por përbetimet para publikut ishte e qartë se nuk mund të realizoheshin. Vetë Damian Gjiknuri, në nëntor të vitit të kaluar deklaroi se punimet do të vazhdonin deri në pranverë të 2019-s. Megjithatë, ky i fundit qëndroi në detyrë edhe pas kësaj deklarate. Ai as u penalizua dhe as nuk u kritikua nga kryeministri për këtë gjë.

[video width="852" height="418" webm="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/01/ice_video_20190122-152101.webm"][/video]

Do duhej protesta e studentëve që e tronditi thellë qeverinë që sëbashku me 7 ministra të tjerë, Damian Gjiknuri të shkarkohej nga Rama në fund të vitit. Por, kryeministri nuk argumentoi shkarkimin e tij si pasojë e mospërmbushjes së premtimit për autostradën Tiranë-Elbasan. Përkundrazi, Damian Gjiknuri mori lëvdata nga Rama për punën e tij 5-vjeçare si ministër.

Sot, Rama shkoi të inspektonte punimet tek autostrada. Ai përmendi edhe një herë të gjitha difektet e qeverisë Berisha, rrugën e bërë pa plan dhe për efekte ekektorale, kostoja e së cilës kishte vajtur dyfish, sikur të gjitha këto të mos i kishte ditur kur dha premtimin e marsit 2018 se do ta përfundonte rrugën në dhjetor. Pas sygjerimit të kryeinxhinierit të projektit se një kah do të hapej në mars dhe si e tërë autostrada do të hapej në maj, Rama pohoi.

"Në mars është mirë të hapet njëra anë, pastaj në maj të mbarojë e gjitha" - tha ai duke bërë sikur e kishte haruar se çfarë pati premtuar disa herë rresht vetëm 8 muaj më parë.

Tani mbetet të presim ose muajin maj, ose një kokë tjetër të perë për të shuar zhgënimin e njerzve.

©Lapsi.al 

[video width="1260" height="684" webm="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/01/ice_video_20190122-152613.webm"][/video]

Të këshilluara

BIRN: Gazetarët kundër censurës së Ramës

Nga Ivana Dervishi Një grup organizatash të gazetarëve dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri i bënë thirrje qeverisë që të heqë dorë nga pla...

15:09

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI