Flash

Si qëndron e vërteta e lidhjes së Brad Pitt me Charlize Theron

Lapsi.al 22 January 2019
Si qëndron e vërteta e lidhjes së Brad Pitt me Charlize Theron

Brad Pitt dhe Charlize Theron u takuan vitin e kaluar gjatë xhirimeve për një reklamë dhe nuk janë të lidhur.

Të paktën, kështu raporton revista “People” pas thashethemeve që dolën dy ditë më parë për një marrëdhënie romantike midis tyre.

“Rreth gjashtë muaj më parë, ata bënë një reklamë bashkë”, thotë burimi për “People”, për të vijuar: “Ata nuk kanë qenë bashkë kohët e fundit dhe nuk janë të lidhur. Raportet për lidhjen romantike janë të rreme”, shton burimi.

Pitt, 55 vjeç dhe Theron, 43 vjeç, xhiruan një reklamë për markën Breitling vitin e kaluar bashkë me kolegun Adam Driver.

“The Sun” shkruante se ka qenë ish-i i aktores Theron, Sean Penn, ai i cili i prezantoi të dy, por burimi për “People” i hedh poshtë të gjitha këto.

Sipas tij, Pitt ka mbajtur një profil të ulët në jetën romantike që nga ndarja me Angelina Jolie-n në shtator 2017.

Ai ishte i lidhur me profesoren e MIT Neri Oksman në mesin e vitit 2018, ndonëse arkitektja më vonë mohoi të kishte pasur ndonjë romancë mes të dyve.

Ndërsa Theron i dha fund fejesës së saj me Penn në vitin 2015 dhe që atëherë është fokusuar më tepër në karrierën e saj sesa në jetën private.

Ajo ka luajtur në disa filma gjatë këtyre viteve përfshi këtu, “Atomic Blonde”, “Fate of the Furious” dhe “Tully” në vitit 2018, për të cilin u nominua për Golden Globe.

Të këshilluara

Arrestohet për përdhunim Chriss Brown

Këngëtari i muzikës R & B Chris Brown është arrestuar në Paris, pasi është akuzuar për përdhunim. Një vajzë 24-vjeçare thuhet se ka akuzuar këngëtarit pë...

13:18

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI