Flash

Shkarkimet/ Rama po lan duart nga trashëgimia e Damian Gjiknurit

Lapsi.al 22 January 2019
Shkarkimet/ Rama po lan duart nga trashëgimia e Damian Gjiknurit

Një nga ministret intimisht më të afërta të Edi Ramës, Belinda Balluku e ka filluar punën e saj me një fshesë spastruese, duke prerë një nga një kokat e drejtorëve më të rëndësishëm të erës së Damian Gjiknurit. Ikja e njërit prej ministrave më të pushtetshëm të qeverisë Rama 2 po shoqërohet me revansh të ngjashëm me ndryshim pushtetesh, ose me të njëjtën metodë që ndoqi Fatmir Xhafa, pas largimit të Saimir Tahirit.

Kështu nuk ishte rastësi që dje “dha dorëheqjen për arsye personale” drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Klodian Gradeci (foto lart ne mes). Por Gradeci që më sa duket ka pranuar të largohet me mirëkuptim, u shoqërua ditën e sotme nga shkarkimi i Afrim Qendros (majtas), në vend të të cilit u emërua Sonila Qato, në krye të drejtorisë së Rrugëve.

Deri këtu shpjegimi dukej i arsyeshëm. Të dy këta drejtorë ishin të përfshirë në tenderat me letra fallco të DH Albania. Por spastrimet e erës së Gjiknurit nuk kanë përfunduar këtu duke lënë të kuptohet se ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, do ti japë fund trashëgimisë të paraardhësit, natyrisht jo me kokë të saj.

Menjëherë pas shkarkimit të Qendros, Balluku shpalli edhe atë të Drejtorit të Portit të Durrësit Afrim Bakaj (djathtas) dhe zëvendësimin e tij me Genti Taren.

Pra vetëm brenda dy ditësh janë spastruar tre nga drejtorët më të rëndësishëm të vendit të njohur gjithashtu edhe si socialist të devotshëm.

Më pak se me gjithçka këto lëvizje mund të interpretohen si dorëheqje “për arsye familjare”, apo si kokëkrisje të ministers që sapo ka filluar detyrën dhe ende nuk është njohur me dosjet e punës së gjithësejcilit për mirë apo për keq.

Me shumë gjasë ato janë të urdhëruara dhe të vendosura nga Rama, i cili sipas zakonit të tij të vjetër duket se po lan duar nga çdo lidhje me Damian Gjiknurin.

©Lapsi.al

Të këshilluara

BIRN: Gazetarët kundër censurës së Ramës

Nga Ivana Dervishi Një grup organizatash të gazetarëve dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri i bënë thirrje qeverisë që të heqë dorë nga pla...

15:09

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI