Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Rritet sërish vlera e euros në treg

Lapsi.al 22 January 2019
Rritet sërish vlera e euros në treg

Monedha e përbashkët ka shënuar sërish rritje ditët e fundit, duke rikuperuar pas rënies që shënoi në pjesën e parë të javës së kaluar.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.59 lekë, duke u rritur me 0.38 lekë në raportin me fundin e javës së kaluar. Në tre ditë euro u forcua me 0.71 lekë, pas rënies me 1.69 lekë që shënoi nga data 14 deri në 17 janar. Ndërsa në datën 11 janar, euro u ngjit në nivelin më të lartë që nga fillimi i tetorit, duke arritur në 125.57 lekë. Këto luhatje të mëdha ekspertët valutorë i shpjegojnë me transaksionet e mëdha të shit-blerjeve në valutë, që kanë qenë në nivele të tilla që kanë arritur të shkaktojnë luhatje të mëdha të kursit. Aktorët e tregut pohojnë se rritja e euros ka ardhur si rrjedhojë e faktit që bankat, sidomos ato të mëdhatë, kanë qenë aktive në këtë periudhë për blerjen e valutës, çka ka ndikuar në forcimin e monedhës së përbashkët. Megjithatë, pritshmëritë për një rritje të vazhdueshme të euros mbeten të pakta. Aktorët e tregut pohojnë se oferta në euro vijon të jetë e lartë dhe kërkesa për të e dobët, ndërkohë që dhe qarkullimi i parasë vendase është i ulët. Në 2018-n, monedha e përbashkët u zhvlerësua me gati 10 lekë, duke zbritur në ditët e fundit nën 123 lekë, niveli më i ulët në një dekadë. Aktorët e tregut presin që luhatjet të jenë sërish të mëdha edhe këtë vit. Ndërsa oferta është e lartë dhe kërkesa për valutë relativisht e dobët, priten disa zhvillime si transaksionet e shit-blerjes së bankave (që rrit kërkesën për valutë), konvertimi i kapitalit nga euro në lekë (që rrit ofertën për valutë), apo dhe nxitja për të shpërndarë dividend nga kompanitë e huaja pas uljes së tij në nivelin e 8% (që rrit kërkesën për valutë, pasi kompanitë do transferojnë fitimin tek mëmat). Në këto kushte është praktikisht e pamundur të ketë një parashikim se si do të luhatet raporti mes euros dhe monedhës vendase përgjatë këtij viti./Monitor
 

Të këshilluara

Shkodër, shpërthen në flakë banesa

Një banesë në lagjen "Liria" në Shkodër është përshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm. Dyshimet paraprake janë që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë el...

10:47

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI