Flash

Rrëfimi tronditës i Rio Ferdinand: “Për shkak të alkoolit nuk kujtoj disa momente të karrierës”

Lapsi.al 22 January 2019
Rrëfimi tronditës i Rio Ferdinand: “Për shkak të

“Për shkak të alkoolit nuk kujtoj disa momente të karrierës sime”. Ky është rrëfimi i vështirë i Rio Ferdinand që gjatë një interviste për ‘The Guardian’, ka treguar varësinë e tij ndaj alkoolit kur ishte djalosh: “Kur isha i ri isha i çmendur – tregon ish-mbrojtësi i Manchester United -. Kujtimet e karrierës sime janë konfuze, njerëzit më flasin për disa momente të jetës sime që nuk e kam idenë. Nuk kujtoj për shkak të alkoolit. Mund të kaloja tetë, nëntë apo 10 shishe birrë. Pastaj kaloja tek vodka. Mund të vazhdoja të pija gjithë ditën".

Rio Ferdinand, që në karrierën e tij ka fituar 6 Premier Leauge e një Champions League në 2008 me Red Devils, tregon me një pendesë të thellë atë që ka bërë, duke u ndjerë me fat: “Në ato kohë kishte një kulturë ndryshe në krahasim me sot. Kur isha tek West Ham mendonim për futbollin, e të pinim në klube nate. Personave që më pyesin nse kam ndonjë pishman si lojtar, i them se do të doja të mos kisha pirë alkool. Isha me fat, pata një kapacitet natyral për të kaluar atë periudhë të jetës sime”. Rio Ferdinand u tërhoq nga futbolli në 2015 pas eksperiencës me Qpr dhe aktualisht është komentator sportiv në tv anglezë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI