Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Rama studentëve të Elbasanit: Qeveria nuk ka detyrim të bëjë babain ose nënën kur vjen puna te Arsimi i Lartë

Lapsi.al 22 January 2019
Rama studentëve të Elbasanit: Qeveria nuk ka detyrim të

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Universitetin e Elbasanit për të diskutuar paktin për Universitetin.

Rama u shpreh se tarifat janë vendosur prej universiteteve, ndërsa qeveria ka vënë një tavan në mënyrë që të mos kalohet limiti.

Më tej ai ka vijuar duke u shprehur se qeveria nuk ka detyrim të bëjë nënën apo babain kur vjen fjala te Arsimi i Lartë.

Rama i frikësuar nga numri i lartë i studentëve që vazhdojnë studimet për gazetari, i ka pyetur ata se në cillin “kazan” do të shkojnë më vonë, në të ardhmen.

 “Kemi adresuar me shumë seriozitet 8 pikat e studentëve duke thënë qartësisht se si i kuptojmë ne ato pika. Është një përgjegjësi përtej një 3-vjecari apo 5-vjeçari. Është e kuptueshme që kjo kërkesë është rezultat i një nevoje për më shumë respekt për studentin. Është e qartë që tarifat sot janë nën kosto. Tarifat i ka vendosur Universiteti dhe qeveria vendos tavanin. Një arsim cilësor lidhet edhe me sa paguan. Të jemi të qartë, por duke pasur parasysh jo sa kapacitet ka një familje për të paguar.

Qeveria ka për borxh që në parim të mbështesë ata që vijnë nga familje në nevojë.

Qeveria nuk ka detyrim të bëjë babain dhe nënën kur vjen puna tek arsimi i lartë. Kushtet nuk janë më optimale dhe ne kemi rënë dakord për të përgjysmuar tarifat për Bachelorin. Janë 100 studentë gazetarie në një vit. Për katër vjet, 400 gazetarë. Ku? Në Elbasan… Në cilin kazan do shkoni? Do na shkatërroni. Do bëhet një kazanhane e madhe. Si do vijë dita që kazani të fillojë të marrë formë prej mermeri, ju po e bëni llamarinë komplet.”-tha Rama.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI