Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Gomonia me 1 ton drogë në Vlorë, policia jep detaje

Lapsi.al 22 January 2019
Gomonia me 1 ton drogë në Vlorë, policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje për aksionin "Vjosa", ku u kap sasia e konsiderueshme e drogës që u kap sot në grykëderdhjen e Vjosës.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët e Guardia di Finanza-s kanë parandaluar një tentativë për trafik lënde narkotike, përmes detit drejt Italisë, ndërkohë që thuhet se është bllokuar 1 ton drogë.

AKSIONI 

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se operacioni nisi rreth orës 03:30 të mëngjes, kur u pikas mjeti lundrues disa milje në det.

Të njëjtat burime sqaruan se Policia Kufitare e Vlorës dhe GdF kanë vijuar ndjekjen në det. Ndërkohë, Forcat operacionale të FNSH-së Fier dhe të Policisë lokale Fier e Vlorë kanë organizuar punën duke patrulluar me disa grupe nga toka, pavarësisht kushteve të vështira të motit, ndërsa trafikantët u detyruan që të futeshin në grykëderdhjen e lumit.

Këta të fundit arritën të braktisnin mjetin lundrues dhe lëndën narkotike në buzë të lumit Vjosë, pranë fshatit Bishan, duke u larguar në drejtim të pyllit. Forcat e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë ndjekjen për kapjen e tyre. Ndërkohë, blutë sekuestruan 1 mjet lundrues, 2 automjete, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis, si dhe prova të tjera që ndihmojnë hetimin.

Aktualisht policia po vijon kërkimet për kapjen e trafikantëve të drogës.

Të këshilluara

Shkodër, shpërthen në flakë banesa

Një banesë në lagjen "Liria" në Shkodër është përshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm. Dyshimet paraprake janë që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë el...

10:47

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI