Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

FOTO/ Si u grabit me armë kambisti i moshuar në Memaliaj

Lapsi.al 22 January 2019
FOTO/ Si u grabit me armë kambisti i moshuar në Memaliaj

Një kambist dhe bashkëshortja e tij u grabitën në Memaliaj nga persona të maskuar. Mustafa Mustafai, 70 vjeç dhe Thëllëze Mustafai, 67 vjeçe u goditën me qytë pistolete teksa po mbyllnin derën e dyqanit. I moshuari ka kërkuar ndihmë nga vendi i ngjarjes duke bërtitur.

Në këtë moment, dy personat e maskuar i kanë marrë me forcë 50 mijë lekë të reja dhe më pas janë larguar. Sipas shqiptarja.com që publikoi edhe fotot, 70-vjeçari është dërguar së bashku me bashkëshorten e tij në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku mësohet se ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore. Policia thotë se po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI