Flash

21 janari, alibia që i duhet hequr Edi Ramës

Lapsi.al 22 January 2019
21 janari, alibia që i duhet hequr Edi Ramës

Ky përvjetor i 21 janarit tregoi shumë për debatin i cili ndau në dysh Shqipërinë tetë vite më parë. Qoftë edhe një sy i pavëmendshëm e kishte të lehtë të shikonte se të gjithë ata që ishin me opozitën e djeshme, i kushtuan vend të madh përkujtimit të kësaj ngjarjeje.

Vetë kreu i qeverisë bëri homazhet e zakonshme me familjarët e viktimave në bulevard, ndërsa mediat pranë tij lanë një hapësirë të bollshme për një nga krimet më të madha të pushtetit, që është regjistruar në tre dekadat e fundit.

Por, nga ana tjetër mbretëroi një heshtje varri.

Berisha dhe Basha nuk guxuan të flasin asnjë fjalë. Ilir Meta përsëriti ritualin e arratisjes jashtë shtetit, për të mos i kujtuar as bllokun dhe as kokëpalarët. Mediat e tyre “harruan” se kjo ngjarje kishte ndodhur.

Ata, që të hidheshin në fyt për të thënë se demonstruestit i patën çuar si mish për top për t’u vrarë, e mbyllën gojën.

Ata që bënin thirrje për t’i varur në palma kundërshtarët, gardistët e fjalës së lirë që justifikonin teorinë e grushtit të shtetit apo avokatët që mbronin paprekshmërinë e murit të kryeministrisë, iu fshehën të turpëruar publikut.

Mjafton edhe ky vëzhgim i thjeshtë, për të kuptuar se cilët qenë në anën e duhur të barrikadës para tetë vjetësh.  

Mjafton kjo distancë e nevojshme kohore, për të vërtetuar se sa hipokritë, gënjeshtarë të paskrupullt dhe servilë të pështirë ishin ata që mbrojtën teoritë konspirative të pushtetit, që nga thikat më helm e deri tek ekzistenca e një puçi të presidentit, prokurorisë dhe Shik-ut.

Por kqyrja e mënyrës se si u sollën palët, dje, me evokimin e këtij krimi makabër, nuk ka vlerë vetëm për historinë. Ajo nuk është vetëm një dekoratë mbi gjokset e atyre që e denoncuan dhe një njollë turpi mbi fytyrën e atyre që u munduan ta fshehin apo ta justifikojnë.

Ajo është gjithashtu, një gur që rëndon ende në peshoren politike të ditës.

Megjithëse Edi Rama e ka tradhëtuar me kohë 21 janarin; megjithëse ai e ka lënë shumëkënd “zemërthyer” sipas këngës së të ndjerit Dr Flori; megjithëse ai e bëri kryetar shteti njeriun me bllok në dorë për të cilin ngriti popullin në demonstratë, megjithëse ai i ka gardistët e asaj dite në forumet e partisë; megjithëse ai mbështetësin më të madh mediatik ka TV Klanin, që publikoi atë videon e vrasjes së Ziver Veizit nga turma, ai pra Edi Rama, ka ende një alibi: atë që e përsërit vend e pavend, se nuk është nga ata që marrin jetë për pushtet.

Eshtë e vetmja kredenciale që i ka mbetur pas kriminalizimit të politikës, vjedhjes galopante, shërbimit ndaj oligarkëve dhe përçudnimit të zgjedhjeve.

Natyrisht kjo nuk është meritë që i shplan mëkatet e tij. Por nga ana tjetër ajo është një njollë e madhe për opozitën, për kredibilitetin, aftësinë vetëkritike dhe reflektimin e saj.

Sepse për sa kohë PD-ja nuk do të jetë çliruar nga makthet e së kaluarës së afërt, ajo nuk do të jetë në gjendje të bindë publikun.

Sepse për sa kohë nuk do të jetë e aftë të bëjë “mea culpa” për vrasjet politike dhe për përlyerjen totale të partisë në mbrojtje të tyre, ajo do të mbetet si dje, pa tekst.

Fshehja si struci e Berishës, Bashës, Metës dhe e gjithë mbështetësve të tyre këtë 21 janar, ishte rrënqethëse. Ajo qe dhurata më e mirë që ata mund t'i ofrojnë një Edi Rame në hall.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Mirë protesta, por cili është fundi?

Opozita ka gjetur një sebep qesharak, si mosdhënia e fjalës në parlament gjatë votimit të ministrave të rinj, për të shpallur një aksion madhor: protesta deri n...

11:35

Kush qe Çani, Edi apo Ariani?

Me të vetmen aftësi reale që i ka mbetur, atë të një aktori të mirë që duhet të nxjerrë në skenë një personazh të ngjizur keq, Edi Rama hodhi një ide të re në p...

16:43

Gent Cakaj, si një tender me letra fallco

Argumentimi që i ka bërë Presidenti Meta rrëzimit të kandidaturës së Gent Cakës si ministër i Jashtëm, ka nxjerrë edhe njëherë në pah shndërrimin e shtetit të E...

15:58

Ditët e mia mes studentëve

Gjithçka nisi me një v.k.m. e cila, siç ndodh rëndom në një shtet të varfër në kulturë juridike, nuk u mor vesh se kur u miratua, kush e propozoi dhe si ndodhi ...

08:24

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI