"Lojtarët i pësojnë humbjet kur duan ata" ishte deklarata e Stavri Nicës kur u largua nga Kastrioti. Askush nuk i'a vuri veshin, e para sepse nuk ishte një deklaratë e padëgjuar dhe e dyta tekniku e ka përdorur pothuaj në të gjitha largimet nga pankina. Nuk e kanë besuar, por sic duket Nica dicka më shumë di, për këtë gjë. Ajo që ndodhi sot në fushën e krutanëve, në humbjen 2-4 me Partizanin, ishte pak të thuhet e shëmtuar. Jo për nga rezultati, aspak, sepse dihet superioriteti i të kuqve kryesues ndaj vendit të fundit të renditjes, por mënyra si futbollistët vendas pësuan golat ishte skandaloze.
I dyti dhe i treti më specifikisht, ato që ndryshuan edhe kahun e fituesit: Mensah nuk shqetësohet fare nga mbrojtësit e teknikut Devolli, të cilët në vend ta kontrastojnë, i hapin rrugën duke e lënë të vetëm me portierin.
I treti është më teatral, mbrojtësit e Kastriotit nuk janë fare në zonë, ndërsa sulmuesit e të kuqve janë katër, e Trashi lodhet duke gjuajtur deri sa shënon golin, me portierin që as fjalë nuk ka për tiu drejtuar të tijve, për atë që ndodhi.
Natyrisht nuk janë të gjitha skuadrat me ambicje për Kupën, sa për të parandaluar skeptikët të mbrojnë farsitetin e fushave shqiptare, por nëse Kastrioti nuk ka prioritet Kupën, nuk mund të pësojë gola të tillë, duke bërë veprime që edhe amatorët e dinë shumë mirë që nuk bëhen.
Sa për shembull, një skuadër që në edicionin e kaluar Kastrioti e la pas në renditje, duke i marrë promocionin, Beselidhja, tronditi jo pak skuadra edicionin e kaluar, duke eleminuar edhe Partizanin e Flamurtarin. Madje edhe këtë herë kanë humbur ngushtë me Skënderbeun 1-2, sepse në fund të fundit kaq mundësi kanë, por nuk pësuar gola të tillë.
Në Kupë ndodhin shpesh raste të tillë, sidomos ambicja është zero, kur nuk luan në Superiore, je skuadër e Kategorisë së Parë apo e ke mendjen tek mbijetesa. Interesi i vetëm në këtë rast është... të bësh interesantin, për të mos thënë tjetër. E tani, të kap ankthi për gjashtë ndeshjet e ditës së nesërme, sepse i themi futboll, një gjëje të përafërt me teatrin...
TE MARTEN
Besëlidhja 1 - 2 Skënderbeu
Kastrioti 2 - 4 Partizani
TE MERKUREN
Egnatia 14 : 00 Luftëtari
Vllaznia 14 : 00 Kamza
Apolonia 14 : 00 Kukësi
Bylis 14 : 00 Laçi
Lushnja 14 : 00 Teuta
Tirana 17 : 00 Flamurtari