Flash

Zv.kryeministri italian thirrje BE-së të sanksionojë Francën

Lapsi.al 21 January 2019
Zv.kryeministri italian thirrje BE-së të sanksionojë Francën

Zv.kryeministri italian ka fajësuar Francën për krizën evropiane të emigrantëve, duke e akuzuar atë për politikat 'kolonialiste' që ka zhvilluar në vendet afrikane.

Luigi Di Maio premtoi të dërgonte çështjen në BE dhe në organizma të tjerë ndërkombëtarë, për të sanksionuar Francën.

Di Maio, kreu i Lëvizjes pesëligjëse anti-establishment dhe zv.kryeministrii Italisë, filloi një sulm të ashpër ndaj Francës, të cilën ai argumentoi të fajësohet për shkaqet e natyrshme të krizës së emigrantëve në vazhdim në kufijtë e BE.

“Ne do të ishim hipokritë nëse vazhdonim të flasim për efektet pa kërkuar shkaqet. Nëse sot kemi njerëz që vijnë nga Afrika, për shkak se disa vende evropiane si Franca nuk kanë ndalur kurrë kolonizimin e Afrikës në kokën e tyre,” - tha Di Maio në një tubim ditën e djeshme. Ai nuk harroi të fliste edhe për mbytjet e fundit të emigrantëve në Mesdhe.

Besohet se deri në 170 emigrantë, të cilët u larguan nga Libia dhe Maroku në disa anije të rrënuara, mund të jenë mbytur në det javën e kaluar. Tre emigrantë u shpëtuan nga  Marina italiane të premten jashtë kufirit  të Lampedusa. Të mbijetuarit thanë se ishin pjesë e një grupi prej 120 vetë që lundruan nga Libia të enjten. Anija e tyre filloi të fundosej pasi ata ishin në det për rreth 10 orë. Në mesin e viktimave, sipas organizatave migrante, kanë qenë edhe fëmijë 2 muajsh dhe të paktën 10 gra. Një tjetër anije që mbante 53 emigrantë u mbyt në Mesdheun perëndimor, sipas mbijetuesit të vetëm të incidentit. Tragjeditë kanë rindezur debatin mbi politikën e linjës së migracionit të mbështetur nga qeveria e krahut të djathtë të Italisë.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI