Flash

Video/ Strakosha dhe mrekullia kundër Milik që nuk mjaftoi: “Nuk arrijmë të fitojmë kurrë kundër një skuadre të madhe”

Lapsi.al 21 January 2019
Video/ Strakosha dhe mrekullia kundër Milik që nuk mjaftoi: “Nuk

Thomas Strakosha ishte lojtari më i mirë për Lazion në mbrëmjen e San Paolo, pavarësisht humbjes 2-1. Portieri i kombëtares shqiptare arriti të bllokojë goditjet e Milik, në tre raste përpara se të pësonte gol, duke e shpëtuar skuadrën edhe nga goleada. Thomas Strakosha ka folur për mikrofonin e Lazio Style Radio, duke vënë theksin tek mentaliteti që në këtë moment i mungon skuadrës kryeqytetase.

“Kjo humbje dhemb, nuk mendojmë për kartonin e kuq - tha numri 1 i Lazios -, por faktin se nuk arrijmë asnjëherë të fitojmë kundër një skuadre të madhe. Napoli ka lojtarë shumë të mirë, gabimet ndodhin e ne duhet të kërkojmë të mos gabojmë”.

Portieri shqiptar duket se e ka kaluar momentin e vështirë ku nuk i kanë munguar edhe kritikat nga trajneri dhe tifozët dhe është kthyer të jerë vendimtar. “Juventus? Do të luajmë të qetë e me dëshirën që tregojmë në cdo stërvitje, duke vazhduar të punojmë ashtu si dimë.”

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/01/vMfik8EQcJRF11itBAPS_20_4a264ab39a92b853b90df14f59dce3f4_video_720p_converted.mp4

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI