Flash

Video/ CR7 gabon, por jo Juventus që shkon +9 nga Napoli

Lapsi.al 21 January 2019
Video/ CR7 gabon, por jo Juventus që shkon +9 nga Napoli

Një fitore e lehtë e Juventus kundër skuadrës së fundit në renditje: 3-0 ndaj Chievo dhe sërish +9 nga Napoli. Nuk shënojnë të zakonshmit, Ronaldo i pari, por kjo ka pak rëndësi, sepse skuadra e Allegrit nuk njeh pengesa. Bardhezinjtë nuk kanë mbetur me euforinë e Gedda-s dhe Superkupën e fituar ndaj Milanit, por që në minutën e 13' shënojnë të parët me Douglas Costa që krijon nga jashtë zonës një gol të jashtëzkonshëm dhe i dhuron avantazhin bardhezinjve. Goli i dytë ka ardhur nga këmbët e Emre Can që finalizon në portë një sugjerim të Dybala. Në pjesën e dytë vjen gabimi i bujshëm i Cristiano Ronaldo nga pika e bardhë e penalltisë, pas devijimit që portieri Sorrentino i bëri gjuajtes së tij. Nuk ishte mbrëmja e CR7 që gaboi edhe në raste të tjera, ndërsa shënon në fund Rugani me kokë në të 84'. Është mbyllur kështu 3-0 me fitoren e Juventusit që shkon në +9 ndaj Napolit ndjekës në Serie A.

https://www.youtube.com/watch?v=SOuPBJ8UbSw

Të këshilluara

Video/ Juventus në avantazh kundër Chievos

Në ndeshjen e fundit të javës së 20 të Serie A, e para për 2019, Juventus tregon përsëri dominim, duke marrë avantazhin përballë Chievos. Douglas Costa ka shënu...

21:04

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI