Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Thirrje kundër Ramës gjatë homazheve të viktimave të 21 janarit, shoqërohet në Polici një person (FOTO)

Lapsi.al 21 January 2019
Thirrje kundër Ramës gjatë homazheve të viktimave të 21

Një incident ka ndodhur pak minuta më parë gjatë homazheve të viktimave të 21 janarit 2011. Sipas informacioneve mësohet se një person ende i pa identifikuar ka hedhur thirrje kundër kryeministrit Rama dhe ka tentuar që ti afrohet atij. Mësohet se ai është ndaluar nga Garda e Republikës dhe më pas është shoqëruar nga Policia në Komisariat.

Identiteti i personit në fjalë nuk është bërë me dije.

policia shoqerim 21 janar

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga familjarët e të vrarëve në 21 janar 2011 ka zhvilluar sot homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbetën 4 viktima.

Homazhet në kujtim të viktimave të 21 janarit po zhvillohen në 8-vjetorin e vrasjes së Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës.

Në 8-vjetorin e kësaj ngjarjeje, familjarët e Ziver Veizit vazhdojnë të apelojnë për drejtësi.

525 mijë euro u ndanë me vendim qeverie për secilën nga 4 familjet e të vrarëve, ndërsa Garda e Republikës paditi ish-drejtuesit e saj për vrasjet.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI