Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Spanjë, shkatërrohet laboratori i kokainës më i madh në Evropë, mes 11 të arrestuarve edhe shqiptarë

Lapsi.al 21 January 2019
Spanjë, shkatërrohet laboratori i kokainës më i madh në

Policia spanjolle ka shkatërruar të hënën një nga laboratorët më të mëdhenj të përpunimit të kokainës në Evropë, i vendosur në një vilë të izoluar në El Puig (Valencia). Nga operacioni, kanë përfunduar në pranga 11 persona, ku sipas mediave spanjolle, midis tyre ka edhe shqiptarë.

Operacioni është zhvilluar në 6 provinca të vendit: Madrid, Malaga, Toledo, Valencia, Valladolid dhe Pontevedra.

Autoritetet kanë sekuestruar 8500 litra kimikate të ndryshme për përgatitjen e drogës si dhe lëndë të tjera, që pas përpunimit do të nxirrej 3 ton kokainë.

Organizimi i aktivitetit bëhej nga qytetarë spanjollë, kolumbianë dhe shqiptarë, të cilët transportonin vaj palme.

Për këtë, ata kishin "kimistë apo kuzhinierë", që silleshin nga Amerika Latine për të udhëzuar organizatën për përgatitjen e narkotikëve.

Nga hetimet, agjentët zbuluan praninë e një numri qytetarësh kolumbianë, të cilit u dërguan në Spanjë deri në tre herë për t'i dhënë ndihmë organizatës.

Misioni i saj ishte të kontrollonte strukturën e biznesit në Spanjë, si dhe të negocionte përqindjet dhe përfitimet për shpërndarjen pasi kokaina të dilte në treg.

Më pas, studiuesit zbuluan ardhjen e dhjetë kontejnerëve në Portin e Marinës (Pontevedra) ku mes të cilave u transportua edhe kokaina.

Ndërtesa ruhej përgjatë 24 orëve nga një shtetas maroken, i ftuar për të kultivuar kanabis.

Përveç kësaj, anëtarët e organizatës ndërmorën një mori masash sigurie para se të shkonin në pronë për të zbuluar monitorimin e mundshëm të policisë, një fakt që e bënte hetimin shumë të vështirë.

Anëtarët kryesor të organizatës, udhëtonin në të gjithë Spanjën, ndërsa qëndronin në një vilë luksoze në Kosta del Sol nga ku ata koordinuan dhe dhanë udhëzimet e duhura.

Përveç kimikateve të sekuestruara, policia spanjolle ka sekuestruar edhe 4 makina, një kamion, një motoçikletë, armë, telefona dhe të holla.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI