Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Silva Gunbardhi: Si i arriti kënga "Të ka lali shpirt" 444 milionë klikime

Lapsi.al 21 January 2019
Silva Gunbardhi: Si i arriti kënga "Të ka lali shpirt" 444

Kënga “Të ka lali shpirt” e Silva Gunbardhit dhe Dafit numëron sot 444 milionë klikime në Youtube.

Kur u publikua në fillim, u tha se këngëtarja i kishte blerë, por më vonë u vu re se klikimet vazhdonin të shtoheshin.E ftuar në “Why Not”, Silva tregoi se çfarë qëndronte prapa suksesit më të madh të karrierës së saj.

Gjatë intervistës, këngëtarja u shpreh se në fillim të gjithë gazetarët e akuzuan se i kishte blerë klikimet, por më vonë, sipas saj, e kuptuan se ishin gabuar.

Ndër të tjera, Gunbardhi u shpreh:

Kur bëri 8 milionë në pak ditë, mu turrën gjithë gazetarët, Silva Gunbardhi ka blerë klikime. Se ku t’i gjeja unë gjithë ato lekë të blija klikime nuk e di, por e dinë ata. E panë pastaj me kalimin e kohës që gabuan se shumë herë kanë gabuar duke shpifur për mua. Nuk ka problem, unë kam fituar imunitet. Nuk kam blerë asnjë klikim. Jo vetëm tek “Të ka lali shpirt”, por tek asnjë këngë se nuk ia vlen. Janë këngë me shumë klikime që nuk kanë arritur të dëgjohen dhe nuk kanë audiencë. Kur një këngë nuk ka audiencë, ç’i do klikimet.”

Të këshilluara

Shqiptarja shpallet Miss USA

Mbrëmjen e kaluar është mbajtur finalja e kompeticionit të rëndësishëm të bukurisë në SHBA, Miss New York USA, 2019. Vajza që arriti të rrëmbejë kurorën ishte ...

13:11

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI