Flash

Rrëfehet Sophie Turner: Më detyronin të mos laja flokët, kam sakrifikuar për Game of Thrones

Lapsi.al 21 January 2019
Rrëfehet Sophie Turner: Më detyronin të mos laja flokët, kam

Nëse mendoni se jeta në një sheshxhirim filmi është tërheqëse dhe thjesht një aventurë, atëherë nuk keni qenë në vendin e Sansa Stark.

Kur shikojmë një film apo një serial televiziv, shpesh qeshim për gjëra që na duken pak absurde. Por, aktorët që i realizojnë nuk janë dhe aq të lumtur.

Sophie Turner deklaroi se pas sezonit 4 të “Game of Thrones”, i ishte ndaluar të lante flokët. Në seritë e para, Sansa ishte një aristokrate, pra ishte normale që t’i kishte flokët e pastra. Por, në sezonin 5, ajo ishte në vështirësi dhe nuk kishte kohë për t’u larë, kështu që dhe Sophie Turner nuk mundej.

“Tani mbaj një paruke dhe mund t’i laj flokët sa herë të dua. Por, vite më parë, ndenja për shumë kohë pa privilegjin e ujit mbi kokë. Ndjesia e kruajtjes ishte shumë e fortë. Ishin edhe makineritë për dëborën në sheshxhirim, duke më lënë në flokë copat e letrave, që ngjiteshin mirë. Ishte tepër e shpifur”.

Sezoni 8 dhe i fundit i “Game of Thrones”, tepër i pritur nga fansat e serialit të “HBO”-së, pritet të transmetohet në prill.

Të këshilluara

Jenson Button, baba për herë të parë

Jenson Button do të bëhet baba për herë të parë. Ai njoftoi se e fejuara e tij, modelja Brittny Ward është shtatzënë. Shoferi i garave konfirmoi lajmin në një...

17:00

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI