Flash

Rekordi i Zanetit shpëton: Acerbi ndalohet nga një karton i kuq…

Lapsi.al 21 January 2019
Rekordi i Zanetit shpëton: Acerbi ndalohet nga një karton i
Kartoni i kuq me të cilin Francesco Acerbi u ndëshkua në minutën e 70 të Napoli-Lazio është historik për një motiv të vetëm: mbrojtësi bardhekaltër do të jetë i detyruar të ndalojë për shkak të skualifikimit pas 149 prezencave radhazi (kampionat e kupa përfshirë). Nuk ka sfidë me Juventus për Acerbi, që arriti numrin e 126 ndeshjeve të Serie A radhazi, duke i dhënë Javier Zanetti një lehtësi frymëmarrje: zëvendës-presidenti aktual i Inter mban rekordin me 162 ndeshje të luajtura radhazi. Kombinimi i jashtëzakonshëm i integritetit fizik e korrektësisë në fushë (nuk mjafton vetëm të mois dëmtohesh, por edhe të evitosh kartonët: e si mbrojtës qendre është dyfish e vështirë...) i Acerbi kishte filluar në tetor 2015 kur 30 vjecari luante për Sassuolo e vazhdoi më pas me fanellën bardhekaltër deri në këto muaj të parë të sezonit 2018/19. Zanetti, ndërkohë, nga 28 tetori 2006 (Milan-Inter 3-4) deri në 13 dhjetor 2009 (Atalanta-Inter 1-1) kishte luajtur 137 ndeshje radhazi në Serie A, 162 në total përfshirë Kupat. I zhgënjyer, por jo për humbjen e mundësisë për të vazhduar ndjekjen e rekordit, Acerbi ka kërkuar ndjesë në një postim në rrjetet socaile: “Kërkoj ndjesë që i lashë shokët me 10 lojtarë në një moment kaq të vështirë të ndeshjes. 149 takimet radhazi të luajtura deri sot duhet të jenë pikënisja nga ku duhet filluar”.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI