Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Raporti i KLSH-së: Ministria e Arsimit shkel Ligjin e Arsimit të Lartë

Lapsi.al 21 January 2019
Raporti i KLSH-së: Ministria e Arsimit shkel Ligjin e Arsimit të

Një muaj para se studentët të nisnin protestat për uljen e tarifave dhe shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë, Kontrolli i Lartë i Shtetit zhvilloi inspektime në Ministrinë e Arsimit dhe në tetë Universitete.

Hetimi ka nisur në shtator për tu mbyllur në 11 nëntor.

Në raportin prej 96 faqesh, konstatohet se reforma nuk është zbatuar.

" MAS vijon të veprojë kundra ligjit përmes centralizimit të panevojshëm që bën nga njëra anë me akte të panevojshme nënligjote, funksioneve që në fakt ligji ua njeh IAL-ve dhe nga ana tjetër, duke mos bërë funksionale strukturat përkatëse për financimin dhe rregullimin e arsimit të lartë".

Madje KLSH konstaton se dhe Bordet e Administrimit ku MAS ka shumicën, nuk kanë funksionuar.

"Anëtarët e Ministrisë në Bordet e Administrimit, ku përfaqësojnë shumicën vendimmarrëse nuk i kanë kryer me përgjegjësi detyrat, duke mos garantuar qëndrueshmërinë financiare autonome të këtyre institucioneve. Madje duke marrë vendime financiare pa analiza kostoje për tarifimin e shërbimeve që ofrojnë".

Inspektorët nënvizojnë se Universitetet janë pasivë përsa i përket kërkimit shkencor.

Sa u përket tarifave, KLSH ka zhvilluar një verifikim të të dhëna në çdo Universitet.

Teksa shtohet se AKFAL është institucioni i ngarkuar për financimin, por që nuk është ngritur.

Duke shtuar se Universitetet nuk marrin grandin e duhur nga qeveria shtohen dhe pikat e gjetura me shkelje.

"IAL financohen më pak se kërkesa e tyre nga granti i buxhetit për mësimdhënien. Tarifat për studentët nuk janë vendosur në bazë të analizës së kostos. Tarifat e shërbimit janë miratuar nga bordet jo mbi bazë të analizave. IAL tarifojnë studentët për vërtetimin e studentit".

Në analizën e të dhënave shihet si shqetësim numri i lartë i personelit krahasuar më stafin pedagogjik.

Madje shpenzimet për ta shkojnë në 25 për qind në UT, 41 për qind në Durrës dhe 27 për qind në Vlorë.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI