Flash

Raporti alarmant/ 26 miliarderë me pasuri sa gjysma e njerëzve të globit

Lapsi.al 21 January 2019
Raporti alarmant/ 26 miliarderë me pasuri sa gjysma e njerëzve të

Përqëndrimi i pasurisë në botë është theksuar edhe më shumë gjatë vitit 2018. 26 miliarderë kanë sot në duart e tyre po aq para sa gjysma më e varfër e banorëve të globit, bëri të ditur në raportin e saj të përvitshëm organizata jo qeveritare Oxfam.

Kurse njeriu më i pasur në botë, pronari i Amazon, Jeff Bezos e çoi pasurinë e tij në 112 miliardë dollar vitin e kaluar. Por “I gjithë buxheti i shëndetësisë së një vendi si Etiopia është vetëm 1% e pasurisë së tij” thuhej në raportin e Oxfam.

Në një shikim të përgjithshëm, pasuria e njerzve më të kamur është shtuar me 900 miliardë USD vitin e shkuar, pra me një rritëm prej 2,5 miliard në ditë, ndërkohë që ajo e pjesës më të varfët të planetit ka rënë me 11%.

Gazeta franceze e së majtës së moderuar "Liberation" e cila këtë të hënë ka në faqen e saj të parë emrat e 26 miliarderëve duke vëmë shenjën e barazisë mes pasurisë së tyre dhe asaj të gjysmës së planetit

Për miliarderët as kriza financiare e vitit 2008 nuk ka përbërë një shqetësim, “ Pasuria e tyre që nga ajo kohë jo vetëm është ulur, por taksat kundrejt tyre janë paksuar gjithmonë e më shumë duke arritur në nivele të pa imagjinueshme në dhjetërvjeçarët e fundit” nënvizon raporti.

Nëse kurba e kësaj tendence të theksuar pabarazie do të kishte drejtim tjetër shumica e qeverive do të kishin resurse të mjaftueshme për të financuar shpenzimet publike, vë në dukje Oxfam e cila këmbëngul në faktin se në 1 dollar taksim mbi të ardhurat vetëm 4 cent rrjedhin nga taksimi i pasurisë.

Ky raport publikohet në momentin kur në shumë vende të botës po merr jetë debati mbi rritjen e taksave për të pasurit thekson agjensia franceze e lajmeve AFP. Në Francë kriza e jelekëve të verdhë, "gilets jaunes" u shoqërua me kërkesat e vendosjes së taksës mbi pasurinë. Kurse në Amerikë, ylli në ngritje i Partisë Demokrate, e sapo zgjedhur në kongres, Alexandria Ocasio-Cortez, ka propozuar taksimin deri në  70% për më të pasurit duke marrë edhe mbështetjen e çmimit Nobel për ekonominë,  Paul Krugman.

Burimi Liberation dhe Huff Post/ Përgatiti Lapsi.al

Të këshilluara

BIRN: Gazetarët kundër censurës së Ramës

Nga Ivana Dervishi Një grup organizatash të gazetarëve dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri i bënë thirrje qeverisë që të heqë dorë nga pla...

15:09

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI