Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Rama merr në mbrojtje ministret e reja: Të paktën për disa kohë, nuk hidhni dot baltë mbi to

Lapsi.al 21 January 2019
Rama merr në mbrojtje ministret e reja: Të paktën për disa

Në fjalën e tij gjatë nisjes së këtij sesioni parlamentar, kreu i PD-së, Lulzim Basha i quajti ‘kukulla’ ministret e reja të Edi Ramës.

“Kush i njeh? Kush i di emrat e tyre? Po pyes qytetarët madje dhe socialistët a i keni dëgjuar ndonjëherë më parë? Për çfarë meritash u bënë ministre, cili është kontributi i tyre për vendin?”, shprehej Basha.

Por zonjat e reja në qeveri i ka marrë në mbrojtje kryeministri Edi Rama, i cili mori fjalën direkt pas Lulzim Bashës.

“Të paktën për disa kohë nuk ka asnjë mundësi të hedhin baltë mbi këto zonja”, tha Rama duke lënë të kuptohet se deri më tani ministret e reja janë me ‘biografi’ të mirë, të papërfolura për afera korruptive, sic akuzoheshin ministrat e mëparshëm.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI