Flash

Qeveria anulon PPP Thumanë-Kashar, fondi kalon për studentët

Lapsi.al 21 January 2019
Qeveria anulon PPP Thumanë-Kashar, fondi kalon për studentët

Ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar ndërprerjen e PPP të aksit Kashar-Thumanë, fondi i së cilës do shkojë në favor të  Draft-Paktit për Universitetin, të prezantuar pak kohë më parë nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.

“Ky është komunikimi im  i parë zyrtar. Uroj që të kemi një bashkëpunim të shkëlqyer. Kam vendosur të bëj ndërprejen e Partneritetit Publik-Privat  të aksit Kashar -Thumanë. Buxhetin e saj do t’ia dedikojmë Paktit për Universitetit. Për ne ky aks vazhdon të jetë i rëndësishëm”, u shpreh ministrja Balluku.

“Natyrisht ne nuk do të heqim dorë nga ndërtimi i këtij aksi të rëndësishëm kombëtar, aq më tepër që projekti është gati. Ky aks ka një rëndësi shumëfishe dhe jemi duke studiuar përfshirjen e tij në projektin e zgjerimit të rrugës Tiranë-Durrës, ku në fazën e tij të parë parashikohet ndërtimi i aksit Tiranë-Ndroq-Plepa, dhe në fazën e dytë ndërtimi i aksit Kashar-Rrogozhinë. Ideja është që pikërisht këtij aksi t’i shtohet dhe aksi Thumanë-Kashar, i cili garanton qoftë hyrjen e shpejtë në Tiranë nga veriu dhe qoftë aksesin më të shpejtë nga veriu drejt jugut gjatë sezonit turistik. Pra, si përfundim Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë tërhiqet nga partneriteti publik privat për ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar dhe fondi i parashikuar i vihet në dispozicion nga qeveria Paktit për Universitetin”, përfundoi ministrja.

Kostoja e parashikuar për secilin universitet në Draft-Pakt

Kostoja për student në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL), në varësi të programit dhe IAL-së, luhatet nga më e ulëta 55,000 lekë në Universitetin e Durrësit deri në 470,000 lekë më e larta në Universitetin e Arteve në Tiranë. Kontributi i buxhetit të shtetit tek kjo kosto luhatet nga 54% në IAL me kosto më të ulët, në 91% në koston më të lartë.

Si rezultat, studenti paguan 25,000 lekë për programin me koston më të ulët deri në 45,000 lekë për programin me koston më të lartë. Buxheti i shtetit mbulon kostot:

    • Në Universitetin e Tiranës, për 81% të studentëve, në masën 63%-74%;
    • Në Universitetin e Mjekësisë, për 100% të studentëve, në masën 70%-77%;
    • Në Universitetin Politeknik, për 90% të studentëve, në masën 61%-72%;
    • Në Universitetin Bujqësor, për 100% të studentëve, në masën 69%-80%;
    • Në Universitetin e Sporteve, për 100% të studentëve, në masën 83%;
    • Në Universitetin “Aleksandër Mojsiu” në Durrës, në masën 54%;
    • Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, në masën 66%;
    • Në Universitetin “Fan Noli” në Korçë, në masën 81%;
    • Në Universitetin “Eqrem Cabej” në Gjirokastër, në masën 90%;
    • Në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, në masën 74%-80%;
    • Në Universitetin “Ismail Qemaili” në Vlorë, në masën 82%

Të këshilluara

Gjykata dënon Lulzim Bashën për shpifje

Gjykata e Tiranës ka dënuar sot për shpifje kreun e PD-së Lulzim Basha, pas padisë që bëri Balla. Lulzim Basha u dënua me 50 mijë lekë dëmshpërblim. Gjykata ...

13:06

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI