Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Opozita braktis Kuvendin: Do t'i prijmë protestave popullore (FOTO)

Lapsi.al 21 January 2019
Opozita braktis Kuvendin: Do t'i prijmë protestave popullore (FOTO)

Në përfundim të fjalës së Lulzim Bashës, opozita ka braktisur Kuvendin. Kryetari i PD-së tha se opozita do t'i paraprijë popullit me protesta dhe do t'i dalë zot vendit

“Nuk ka reformë zgjedhore që të zgjidhë këto probleme që kanë pllakosur vendin. Duhet të arrestohet Vangjush Dako, të procedohet Balla, Gjiknuri. Dekriminalzimi i zgjedhjeve është kusht i panegociushëm. Nuk ka para për të ndryshuar gjendjen afrikane të konvikteve të studentëve. Të nisë procesi i vettingut të politikanëve. Unë shpresoj që PS ta gjejë forcën dhe të çlirohet nga kjo bandë kriminelësh. Dua sot që në nisje të këtij sesioni se nuk ka rrugë tjetër, të miratojmë platformën opozitare për Shqipërinë. Të marrim në dorë fatet e tyre qytetarët. Duke nisur nga sot, PD dhe opozita ka vetëm një mision. Të bëhen zot të vendit të tyre dhe të fëmijëve të tyre.”- tha Basha.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI