Flash

Gjykata dënon Lulzim Bashën për shpifje

Lapsi.al 21 January 2019
Gjykata dënon Lulzim Bashën për shpifje

Gjykata e Tiranës ka dënuar sot për shpifje kreun e PD-së Lulzim Basha, pas padisë që bëri Balla.

Lulzim Basha u dënua me 50 mijë lekë dëmshpërblim. Gjykata e Tiranës dha sot vendimin për padinë e Taulant Ballës, ndaj kreut të PD-së, duke e gjetur fajtor për akuzën e "shpifjes", për deklaratat e bëra në lidhje me 3.4 milionë euro të kapura në Portin e Durrësit, verën e 2018-ës.

Në një dalje për mediat pasi përfundoi seanca gjyqsore, avokati i Lulzim Bashës në këtë çështje Gazmend Bardhi u shpreh se nuk janë dakord me këtë vendim dhe do ta apelojnë.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

A do të dënohet Basha për shpifje? Gjykata vendos më 21 janar 

"Vendim në presionin e vetingut gjykata ka dhënë një vendim që bën të qeshë çdo njeri që lexon vendimin.

Gjykata ka asgjësuar dhe zëvendësuar organin e Prokurorisë me Policinë e Taulant ballës, mjafton që Policia e tij të thotë që Balla nuk ka përgjegjësi me milionat e Eurove të drogës dhe nuk ka rëndësi se çfarë hetimi dhe përfundimi nxjerr Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ky është vendimi që tentoi në kundërshtim flagrant të tregonte personit të akuzuar se kush ishin burimet e informacionit që informonin opozitën." - u shpreh Bardhi.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlametar të Partisë Socialiste tha për mediat se ky është një vendim historik.

“Basha sot është shpallur fajtor dhe i detyrohet shtetit shqiptar të shlyejë dënimin që sot gjykata dha. “Do i kërkoja Bashës dhe PD-së që të heqin dorë nga kjo politikë bajate e bazuar në shpifje. Ky vendim gjykate të jetë një moment që PD të reflektojë në marrëdhënien ndërinstitucionale që ka qoftë me maxhroancën, qoftë me Kuvendin apo institucionet e tjera”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

©Lapsi.al 

 

 

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI