Flash

Kursi i këmbimit/ Euro rimerr veten, pëson rritje dhe Dollari e Paundi

Lapsi.al 21 January 2019
Kursi i këmbimit/ Euro rimerr veten, pëson rritje dhe Dollari e Paundi

Java ka nisur pozitive për monedhat kryesore ndërkombëtare, të cilat kanë regjistruar një rritje të lehtë nga dita e premte kundrejt valutës kombëtare, lekut.

Tashmë pas disa ditësh në rënie, euro ka tentuar të rimarrë veten ditën e hënë, duke u rritur minimalisht me 0.2 lekë për njësi. Valuta e eurozonës këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 123.8 lekë në blerje dhe 124.5 lekë në shitje.

Dollari amerikan po ashtu është rritur lehtë këtë fillim jave po me 0.2 lekë për njësi kundrejt lekut, për t’u ngjitur në kuotën e 108.7 lekëve.

Të njëjtin trend ka ndjekur edhe monedha britanike, e cila është forcuar minimalisht me 0.2 pikë. Valuta këmbehet ditën e hënë për 139.7 lekë në blerje dhe 140.5 lekë në shitje. Pavarësisht situatës ‘kaotike’ të krijuar nga rrëzimi i marrëveshjes Brexit, paundi nuk ka pësuar një luhatje të madhe në tregun e këmbimit valutor, pasi sipas analistëve ishte një situatë e pritshme.

Ndërkohë, sa i takon valutave të tjera, dollari australian po ashtu ka shfaqur epërsi ndaj lekut këtë të hënë dhe këmbehet për 77.8 lekë në blerje dhe 78.5 lekë në shitje. Ndërkohë, dollari kanadez nuk ka regjistruar luhatje gjatë ditës së sotme dhe vijon të mbetet në kuotën e 81.5 lekëve.

Ndryshe paraqitet situata për frangën zvicerane, e cila ka pësuar një rënien të lehtë ndaj lekut me 0.2 pikë, duke zbritur në kuotën e 109 lekëve. /scan

Të këshilluara

Gjykata dënon Lulzim Bashën për shpifje

Gjykata e Tiranës ka dënuar sot për shpifje kreun e PD-së Lulzim Basha, pas padisë që bëri Balla. Lulzim Basha u dënua me 50 mijë lekë dëmshpërblim. Gjykata ...

13:06

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI