Flash

Kryebashkiaku i Skraparit padit në prokurori prefektin e Beratit

Lapsi.al 21 January 2019
Kryebashkiaku i Skraparit padit në prokurori prefektin e Beratit

Bashkia e Skraparit depozitoi mëngjesin e sotëm në organin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat,padinë penale për "shpërdorim detyre" ndaj prefektit të qarkut të Beratit, Harrilla Dafa.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryetari i bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu,i cili akuzon prefektin se ka shkelur proçedurat ligjore për zhvillimin e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak

Sipas kryebashkiut Nesim Spahiu,shkak i kësaj padie ka qënë veprimi antiligjor i Prefektit të Beratit, Harrilla Dafa, i cili në kundërshtim me të gjitha procedurat ligjore, ka organizuar mbledhjen e këshillit bashkiak Skrapar,pa prezencën jo vetëm të Kryetarit të bashkisë së Skraparit, por pa prezencën edhe të përfaqësuesve të kësaj bashkie.

Kryebashkiaku i Skraparit, Nesim Spahiu, ka bërë të ditur se, mbledhja e Këshillit Bashkiak, e zhvilluar në 4 Janar 2019, për buxhetin e bashkisë Skrapar, është thirur nga Prefekti i Beratit Harrilla Dafa, vetëm me prezencën e këshilltarëve të Partisë Socialiste.

Ndërkohë mbledhjet duhet t'i thërrasë kryetari i bashkisë dhe prezenca e tij dhe e administratës bashkiake është e domosdoshme në diskutimet për buxhetin.

Në këtë mbledhje të jashtëligjshme, pohon Spahiu, me votat e këshilltarëve socialistë, është vendosur shkurtimi drastik në nivelin 50% të buxhetit të Bashkisë së Skraparit. "Ky votim antiligjor ka bërë që 65% e stafit të administratës së bashkisë së Skraparit të reduktohet dhe 148 punonjës të kësaj bashkie të flaken në rrugë"

Sipas Spahiut, ky veprim është urdhëruar dhe nga deputeti i rilindjes në Skrapar, Adnor Shameti.

Për të gjitha këto arsye,bashkia e Skraparit ka bërë gati padinë penale ndaj Prefektit të Beratit,Harrilla Dafa për "shpërdorim detyre" dhe "shkelje të proçedurave ligjore" dhe e ka depzituar atë sot në organin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Edhe organi i prokurorisë Berat ka konfirmuar mbërritjen e padisë penale pranë këtij institucioni.

Reagimi- Sipas prefektit Harrilla Dafa, ka qënë vetë kryebashkiaku i Skraparit ai që i ka kërkuar të thërrasë mbledhjen e dytë të këshillit bashkiak për miratimin e buxhetit. Si prefekt-tha Dafa-unë caktova datën 28 Dhjetor për të zhvilluar mbledhjen,por-sipas Dafës-ai vetëm ka caktuar datën e mbledhjes dhe ka asistuar në të, siç e parashikon ligji por nuk e ka drejtuar mbledhjen e këshillit. Edhe në dt.28 Dhjetor-ka thënë Dafa-nuk u zhvillua mbledhja e këshillit bashkiak por u anullua dhe kjo bëri që ai të caktonte datën 4 Janar si ditën e zhvillimit të mbledhjes së tretë të Këshillit Bashkiak Skrapar. Edhe pse bashkia e Skraparit nuk mori pjesë në mbledhje-tha Dafa-mbledhja e Këshillit Bashkiak u zhvillua me praninë e shumicës së këshilltarëve,që janë të PS-së dhe u vendos miratimi i buxhetit të vitit 2019,me të gjitha ndryshimet e kërkuara, vendim që ka mbërritur pranë institucionit të Prefektit dhe po verifikohet nga juristët./Ora news

Të këshilluara

Gjykata dënon Lulzim Bashën për shpifje

Gjykata e Tiranës ka dënuar sot për shpifje kreun e PD-së Lulzim Basha, pas padisë që bëri Balla. Lulzim Basha u dënua me 50 mijë lekë dëmshpërblim. Gjykata ...

13:06

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI