Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

(FOTO) Vazhdon bojkoti tek Ekonomiku, studentët mblidhen brenda Fakultetit

Lapsi.al 21 January 2019
(FOTO) Vazhdon bojkoti tek Ekonomiku, studentët mblidhen brenda Fakultetit

Bojkotimi i mësimit vazhdon edhe ditën e sotme në Fakultetin e Ekonomikut në Tiranë.

Studentët janë mbledhur në hollin e Fakultetit në mënyrë demonstrative në javën e dytë të bojkotit të tyre të mësimit.

Kujtojmë se njëkohësisht studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë kanë nisur sot grevën e tyre të paralajmëruar që prej të ditës së premte.

Në oborrin e fakulteti ku nuk zhvillojnë mësim, ata kërkojnë që të plotësohen kërkesat e parashtruara në një letër publike të asamblesë së pedagogëve të këtij fakulteti. Njësoj si tek shkencat sociale aty shprehej shqetësimi në lidhje me VKM-të e miratuara në qeveria në fund të vitit të kaluar dhe kërkohej që ato të rishikohen, pasi sipas tyre shkelet autonomia universitare.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI