Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Emri/ Identifikohet shqiptari i murosur në vilën luksoze të Milanos

Lapsi.al 21 January 2019
Emri/ Identifikohet shqiptari i murosur në vilën luksoze të

Rezultatet e autopsisë së mjekësisë ligjore italiane kanë konfirmuar identitetin e trupit të personit të gjetur i murosur në një vilë luksoze në komunën Senago të Milanos. Ai është Astrit Lamaj i zhdukur më janar të 2013 nga Genova e Italisë kur ishte 41 vjeç.

Mjekët ligjorë kanë konfirmuar se ka qenë një vdekje e dhunshme e autoritetet e drejtësisë italiane kanë nisur një proces hetimor për zbardhjen e autorëve të këtij krimi makabër. Policia italiane informon se Astrit Lamaj ishte një person me precedent penal i lidhur me trafikun e drogës.

Ka qenë vëllai i viktimës, i cili ka denoncuar zhdukjen e Astrit Lamaj, raporton "Ora News". Hetimet e asaj kohe kishin vërtetuar se ai është parë për herë të fundit në territorin e provincës së Monzës. Trupi i murosur i Astrit Lamaj u gjet pak ditë më parë nga disa punëtorë gjatë punimeve që po kryheshin për restaurimin e vilës luksoze. Vila është restauruar për herë të fundit 5 vite më parë në kohën e zhdukjes së Astrit Lamaj që sivjet do të mbushte 47 vjeç.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI