Flash

Drogë në fundviti? Neymar ka një përgjigje: "Jam pak i çmendur, por jo budalla"

Lapsi.al 21 January 2019
Drogë në fundviti? Neymar ka një përgjigje: "Jam pak i

Në "Parc des Princes" në fitroren 9-0 ndaj Guingamp të gjithë ishim dëshmitarë të një Neymar të shpluhurosur, autor i një dygolëshi për të larguar kritikat pas polemikave për shkak të sjelljes së konsideruar si aspak etike.

Gjatë një interviste për “Canal +”, braziliani ka dashur të mohojë me vendosmëri zërat lidhur me përdorimin e substancave të palejuara gjatë natës së Vitit të Ri.

“Jam i ndërgjegjshëm për gjithçka qarkullon rreth meje, në të mirë dhe të keq, por kohët e fundit kanë dalë shumë të pavërteta. Më kanë akuzuar se kam përdorur drogë natën e Vitit të Ri, njerëzit mendojnë se kam kaluar limitet. Jam një sportist i madh, pak i “çmendur”, por jo budalla. Njëkohësisht jam shumë i lumtur, sepse jam mes futbollistëve më të mirë, dhe kjo më jep mundësinë t’i përballoj më mirë të gjitha situatat”.

Në “Rusi 2018” u akuzua gjerësisht për simulim: “Ndaj meje janë bërë shumë faulle, dhe kjo mund të shihet nga pamjet. Në asnjë moment nuk kam bërë teatër. Sot flitet shumë për atë që ndodhi, dhe kur bëhet fjalë për emrin tim, gjithçka zmadhohet”.

Real madrid është konsideruar klubi më i mundshëm për të qenë e ardhmja e sulmuesit Brazilian, Neymar nuk i përgënjshtron zërat e merkatos.

“Gjithmonë spekullohet me emrin tim, flitet vazhdimisht për një lamtumirë ndaj PSG. Sot nuk ka asgjë konkrete, nëse një ditë do të ndodhë diçka do të flas me të gjithë”.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI