Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

"Corriere Della Sera" shkruan për arsyet që e çuan Balilin drejt dorëzimit

Lapsi.al 21 January 2019
"Corriere Della Sera" shkruan për arsyet që e çuan

Media italiane i ka kushtuar një artikull vetëdorëzimit të të cilësuarit si “Eskobari i Ballkanit”.

Në shkrimin e Corriere Della Sera aludohet dhe për shkaqet e dorëzimit të Klement Balilit, të cilat sipas kësaj të përditshmeje janë frika prej vrasjes ose sinjali që ai i jep bashkëpunëtorëve të tij për t'u fshehur.

SHKRIMI I CORRIERE DELLA SERA

Ata e quajnë “Balkan Escobar” me këtë pseudonim që vjen nga jashtë vendit. Në këtë rast Klement Balili, është quajtur kështu për aftësinë për të qenë tregtar droge dhe njëkohësisht edhe një sipërmarrës kriminal me lidhje të rënda mes institucioneve.

Balili, 48 vjeç, u dorëzua në Komisariatin e Delvinës, drejtpërdrejt te shefi i policisë Ardi Veliu, pas tre muaj bisedimesh. Ai u dorëzua duke kërkuar respektimin e dy kushteve: asnjë dhunë gjatë transferimit në burg dhe premtimin e policisë për të mos e shitur arrestimin si meritë.

Megjithatë, pjesa më interesante fillon tani. Balili, tashmë një administrator i rëndësishëm shtetëror, është një kujdestar global për sekretet.

Rrugët

Corriere u njoh me Balilin në vitin 2016, pas konfiskimit në Greqi të një sasie të madhe marijuane. Sipas Guardia di Finanza, që kishte marrë pjesë në këtë operacion dhe kishte hetuar se kush e kishte ngarkesën, ishte e destinuar për Milanon.

Hetuesit ishin të sigurt se e dinin se pas atyre kuintalëve ishte ai, Balili, i arratisur në Greqi. Ai ka një listë me apartamente të përdorura si baza dhe depozita për të fshehur drogën.

Arsyet e dorëzimin

Një ekspert i drogës, dhe analist i skenarëve ndërkontinentale dhe gjithmonë në fuqi të Guardia di Finanza, sugjeron këtë zgjidhje: Kush i dorëzohet policisë e bën për dy ose tre motive; nga frika se mos e vrasin e është i detyruar të kërkojë ndihmën e policisë; sepse i janë shkatërruar të gjitha mbrojtjet që ka pasur deri në atë moment, mbrojtje institucionale, nga kriminelët etj. e mes qelisë dhe arkivolit, zgjedh qelinë. Por mund të jetë dhe një skenar i tretë; me këtë gjest kërkon t’i dërgojë një mesazh bashkëpunëtorëve të biznesit të tij; kujdes se momenti është mjaft delikat, qëndroni të fshehur sa të mundeni e ngadalësoni trafikun e drogës pasi i kemi të gjithë pas.

 

 

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI