Flash

Basha për ministret e reja. Kush i njeh kukllat e Edi Ramës?

Lapsi.al 21 January 2019
Basha për ministret e reja. Kush i njeh kukllat e Edi Ramës?

Lulzim Basha në fjalën e sotme në parlament ka sfiduar drejtpërdrejt shikuesit duke u kthyer nga podiumi i qeverisë dhe duke treguar me dorë ministret e reja të Kulturës, Financave dhe Ekonomisë dhe Arsimit. Kush i njeh? Kush i di emrat e tyre? Po pyes qytetarët madje dhe socialistët a i keni dëgjuar ndonjëherë më parë? Për çfarë meritash u bënë ministr, cili është kontributi i tyre për vendin?

Basha e ka përsëritur disa herë këtë truk që tërhiqte vëmendjen mbi anonimatin e ministreve të reja për të nxjerrë konkluzionin: Ato janë kukullat e kryeministrit që do përdoren për të hedhur çdo firmë që do Rama ka thënë kreu i opozitës.

Kjo me sa duket është strategjia e re e dyshes PD- LSI: denoncimi i njerzve pa karrierë dhe pa kontribute, sepse të njëjtin refren përsëriti edhe Monika Kryemadhi, e cila si një ish socialiste shprehu keqardhjn e saj për ditën ku ka përfundur ish partia ku ajo nisi karierën politike.

Menjëherë pas kësaj fjale Rama e mori fjalën për të mbrojtur ministret e reja "me integritet" duke pretenduar se ardhjet e fundit janë pjesë e traditës së PS me njerëz që vijnë nga grupime të ndryshme shoqërore. "Unë jam shembulli i kësaj aftësie të Partisë Socialiste" tha ai.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Qëllohet me armë, plagoset bariu 60 vjeçar

Një bari në Piqeras të Sarandës është plagosur me armë zjarri. Level Hoxha 60 vjeç, banor në Piqeras, është transportuar mesditën e së hënës për në spitalin ...

17:15

Mbytet në Shkumbin peshkatari 77-vjeçar

Gjendet i pajetë në lumin Shkumbin një 77-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Xibrrakë. Sipas burimeve zyrtare të policisë, shtetasi me iniciale N.P është gje...

11:54

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI