Flash

Pse jam sot në grevë me studentët e mij

Lapsi.al 21 January 2019
Pse jam sot në grevë me studentët e mij

Nga Artan Fuga / Unë sot jam në grevë, si antar i thjeshtë, i barabartë, përtej ndarjeve departamentale, i asamblesë të fakultetit histori – filologji të Universitetit të Tiranës.

Sepse unë refuzoj të bëj mësim në një universitet që kthehet në një rregjim kazerme.

Sepse vkm e fundit janë krejtësisht në kundërshtim me frymën demokratike të një universiteti të lirë!

Sepse unë jam për një model të ri universitar shqiptar, por jo që kriza e protestave studentore të hidhet mbi demokracinë universitare.

Unë e njoh nga historia sesa sa e rrezikshme është kur pushteti bën sikur merr anën e të dobtëve dhe si zgjidhje propozon cënimin e lirisë!

As feja, as shkenca, as arti, as dija, nuk bëhet në kushte detyrimi!

Prej shekujsh Martin Luteri e ka zbuluar këtë edhe për shqiptarët !

Sot në oborrin e fakultetit histori – filologji luhet fati i intelektualizmit shqiptar për të paktën dekadat e ardhëshme.

Unë njoh të gjitha të metat dhe veset e botës universitare, një pjesë e të cilave janë të rënda, edhe për përgjegjësi të politikave të ndjekura në këto dekada. Por, unë më mirë pranoj veset e lirisë sesa “virtytet” e një diktature që prej kohësh vërtitet mbi mendjet e shqiptarëve dhe botën intelektuale shqiptare.

Vetëm bashkëpunimi forcë publike, studentë, shoqëri, pedagogë, mund t’a shpëtojë arsimin e lartë shqiptar!

Politika t’a kuptojë se nuk merr vesh fare nga administrimi i dijes dhe i shkencës, prandaj prodhon norma juridike që janë edhe më të dëmshme sesa vetë ligji i keq i arsimit të lartë!

Nuk ka kuptim që fillimisht na imponohen vkm autoritare dhe pastaj na thuhet hajde diskutojmë për paktin e universitetit!!!

Pedagogët dhe studentët nuk janë debila!

Mos i humbisni ditët dhe orët pedagogëve dhe studentëve që duhen harxhuar për dijen dhe shkencën!

Unë sot jam në grevë!

 

Të këshilluara

Zotëria Balili dhe falenderuesi Rama

Klement Balili, i ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit”, i ka dhënë dje fund talljes me shtetin shqiptar, teksa është vetëdorëzuar te Policia shqiptare, e cila k...

14:05

Ra Gent Cakaj... e u pamë

Migjen Kelmendi/ Nji ide shume fisnike, dashamirese, vizionare e Kryeministrit te Shqipnise Edi Rama dhe keshilltarit te tij te pashpallun, Baton Haxhiu, qe t’u...

17:59

Proteston, prandaj ekziston

Protesta e studentëve është më së pari protestë për rrëzimin e ligjit të arsimit, së dyti rrëzim i tarifave të marrëzisë së masterit, së treti rrëzimin e idesë ...

08:28

Liria pa barazi është diktaturë

Rendi i vjetër u përmbys me premtimin për një jetë më të mirë për të gjithë. Liberté, égalité, fraternité - ishin tre parimet mbi të cilat u themelua sistemi...

12:42

A po lind Tsipras-i shqiptar?!

Nga Hysni Gurra Në një situatë hipotetike:  Nëse vota ime do të ishte përcaktuese dhe do kisha dy alternativa, rradikalët e majtë dhe ekstremistët e djathë, ...

15:24

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI