Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Akuzat ndaj Shkëlzen Berishës, dënohet për shpifje ish-juristi i CEZ

Lapsi.al 21 January 2019
Akuzat ndaj Shkëlzen Berishës, dënohet për shpifje

Një tjetër vendim për akuzën e shpifjes është dhënë sot nga Gjykata. Për shpifje është dënuar ish-juristi i CEZ Romeo Kara.

Ky i fundit akuzoi djalin e ish-kryeministrit shqiptar Shkëlzen Berisha. Ky i fundi e paditi për shpifje dhe gjykata ka vendosur sot të dënojë me 50 mijë lekë gjobë Romeo Karajn.

Kjo nuk është hera e parë që Kara dënohet për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës. Më 15 nëntor të vitit të kaluar gjykata Tiranës e shpalli fajtor për shpifje ish-juristin e CEZ dhe e dënoi me 500 mijë lekë të vjetra për deklaratën e bërë në Facebook në vitin 2017, ku shkruante se djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka bërë trafik droge.

Ai është dënuar me gjobë për veprën penale ‘Shpifje e kryer botërisht”, e parashikuar nga Neni 120/2 i Kodit Penal. Por vetë Kara ka deklaruar se e kishte huazuar akuzën nga një intervistë televizive e Izet Haxhiajt në vitin 2014. Izet Haxhia e akuzonte Shkëlzen Berishën se ishte përfshirë në trafik droge. Por Shkëlzen Berisha u kundërpërgjigj dhe e përgënjeshtroi Haxhiajn dhe tha se nuk mund të çonte në gjyq një vrasës. Të njëjtat akuza i ka përmendur Kara, të cili Shkëlzen Berisha e ka akuzuar për shpifje.

Të këshilluara

Gjykata dënon Lulzim Bashën për shpifje

Gjykata e Tiranës ka dënuar sot për shpifje kreun e PD-së Lulzim Basha, pas padisë që bëri Balla. Lulzim Basha u dënua me 50 mijë lekë dëmshpërblim. Gjykata ...

13:06

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI