Flash

Rabiott tek rezervat: mesfushori hedh në gjyq PSG...?

Lapsi.al 21 January 2019
Rabiott tek rezervat: mesfushori hedh në gjyq PSG...?

Tek Paris Saint-Germain, vazhdon të përflitet cështja e lidhur me mesfushorin Adrien Rabiot. Francezi është dërguar të stërvitet me skuadrën e dytë, si një sinjal i qartë nga ana e shoqërisë që ka vendosur të ndëshkojë sjelljen e lojtarit dhe të së ëmës-agjente, përsa i përket vullnetit për tu transferuar në Barcelonë.

Por sipas asaj që bën të ditur L’Equipe, situata mund të agravohet. Në fakt, lojtari është gati ta cojë shoqërinë parisiene përpara gjykatës.

Klubi i udhëhequr nga Thomas Tuchel mbetet i palëvizur në vendimin e tij: Rabiot, për momentin, nuk bën pjesë në skuadrën e parë. Rinovimi i munguar, që skadon në 30 qershor, e presionet e vazhdueshme të së ëmës-agjente për ta dërguar të birin tek Barcelona, kanë nervozuar klubin deri në këtë pikë.

Rabiot nuk ka bërë as turneun e Dohas me PSG, ku e gjithë organika ishte prezent. Situata në fakt është shumë delikate. Koha, ajo relative e kontratës, luan në favor të Rabiot, por në të njëjtën kohë Psg nuk do të bjerë pre e shantazheve të një të teseruari të tij. Por gjërat mund të jen edhe më keq: sipas të përditshmes franceze, lojtari ka ndërmend ta cojë shoqërinë në gjykatë, nëse situata e "të përjashtuarit” duhet të vazhdojë akoma.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI