Flash

Vrasja në Ballsh, gjyshërit kërkojnë kujdestarinë e dy fëmijëve

Lapsi.al 20 January 2019
Vrasja në Ballsh, gjyshërit kërkojnë kujdestarinë e dy

Fëmijët e Gazmend Mustës, i cili vrau bashkëshorten e tij Gentiana Çaushaj dhe kunatën e tij Merisën, ndodhen për momentin në fshatin SOS.

Daja i fëmijëve Gjyshmir Çaushaj, bëri kërkesë disa ditë më parë për të marrë fëmijët në kujdestari.

Tashmë janë prindërit e Gazmendit ata që kanë bërë një kërkesë të tillë.

Prindërit e autorit të vrasjes së bashkëshortes dhe kunatës, Bedri Musta dhe Lumturi Musta i janë drejtuar Gjykatës së Fierit dhe kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve.

Prindërit e Gazmend Mustës thonë se plotësojnë të gjitha kriteret për të marrë kujdestarinë dhe se kanë besim tek drejtësia për t’ua rikthyer fëmijët.

Dy fëmijët e mitur përkatësisht 10 vjeç dhe 3 vjeç aktualisht, ndodhen në fshatin SOS në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 2 Janar të këtij viti pas një sherri mes çiftit, ku mbetën të vrara Gentjana Çaushaj, 31 vjeçare, si dhe motra e saj Merisa, 18 vjeçe.

Debati mes tyre ka nisur kur bashkëshortja i ka kërkuar 34-vjeçarit që të shkonte pranë familjes së saj bashkë me të motrën.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI