Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Protestat në Athinë/ Plagosen 44 persona, 25 prej tyre policë

Lapsi.al 20 January 2019
Protestat në Athinë/ Plagosen 44 persona, 25 prej tyre policë

Pas protestës së dhunshme në sheshin "Sintagma" në Athinë, policia greke ka bërë dhe bilancin e personave të plagosur. Rezulton se nga 44 të plagosur, 25 prej tyre janë policë.

Rreth 60 mijë persona me flamuj kombëtarë kanë vërshuar para parlamentit grek për të kundërshtuar marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë në lidhje me çështjen e emrit. Policia ka shoqëruar në komisariat gati 12 persona.

Për të shpërndarë protestuesit është përdorur gaz lotësjellës nga policia.

Tubimi zhvillohet përpara një votimi të parashikuar mbi marrëveshjen e emrit të Prespës në parlament javën e ardhshme, të cilin qeveria pret të sigurojë të paktën 151 vota pro. Grupet e qytetarëve kanë intensifikuar një fushatë në mediat sociale për të tërhequr sa më shumë protestues në sheshin “Sintagma” për një protestë kundër “Marrëveshjes së Prespes” midis Greqisë dhe Maqedonisë.

Me thirrje kryesisht nga “komiteti i luftës për greqizimin e Maqedonisë”, qindra autobusë nga gjithë vendi dhe në veçanti nga veriu i Greqisë, mbërritën sot në Athinë duke transportuar mijëra manifestues, sipas organizatorëve, për të marrë pjesë në këtë protestë.

Marrëveshja mbi emrin e ri të Maqedonisë, e nënshkruar mes Athinës dhe Shkupit qershorin e kaluar, synon t’i japë fund konfliktit gati 30 vjeçar mes dy vendeve fqinje, duke e riemëruar këtë vend të vogël të Ballkanit “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI