Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Kryeministri firmos ndërtimin e HEC-it në kanionin e Holtës

Lapsi.al 20 January 2019
Kryeministri firmos ndërtimin e HEC-it në kanionin e Holtës

Një tjetër akuzë e rëndë vjen në drejtim të kryeministrit Rama, këtë herë për shkaqe mjedisore.

Një ndër kanionet më të bukura në vend, ai i Holtës është dhënë me tender nga qeveria për  kompaninë "ERA Hydro".

Opozita ka bërë publike dhe dokumentet ku duket qartë se kryeministri Rama dhe ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, kanë firmosur për ndërtimin e HEC-it.

Deputeti Luçiano Boçi ka shkruar në rrjetet sociale se kanioni i Holtës do të betonizohet prej qeverisë nga një firmë e themeluar më 2016-ën, me një kapital fillestar prej 100 mijë lekësh të reja.

"Kanioni i Holtës në Gramsh, një ndër bukuritë e rralla të natyrës magjepsëse shqiptare, po vritet e zhduket nën betonin e HEC-it, të dhënë si leje ndërtimi nga ish Ministri Gjiknuri.

Firma ERA HYDRO, e themeluar në nëntor 2016, me kapital filllestar vetëm 100 000 lekë, po shkatërron një pasuri e trashëgimi natyrore qindra mijëra vjeçare, të dhuruar nga Zoti.

Impakti shkatërrues natyror dhe dëmi janë epokaliptikë për mjedisin atje dhe kanionin e rrallë", shkruan Boçi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI