Flash

Grabitjet me maska/ Ironia e Berishës: Sandër Lleshaj përgjigjet vetëm për vetëdorëzimet

Lapsi.al 20 January 2019
Grabitjet me maska/ Ironia e Berishës: Sandër Lleshaj përgjigjet

Sali Berisha ka reaguar ndaj një serie grabitjesh me maska që tronditën mëngjesin e sotëm dy qytete të vendit.

Berisha shkruan me ironi se Ministri Lleshaj përgjigjet vetëm për vetdorëzimet si ai i Klemend Balilit dhe jo për vjedhjet, vrasjet e krimet e tjera.

Berisha vijon duke thënë se dy prej grabitësve u nisën drejt Tiranës për t’iu dhuruar dy ministrave për gratë dhe një ministreshe, gjerdanë dhe byzylykë të qendisur me brilante dhe flori.

Tjetër goditje nga maskat, tre grabitje në Tepelenë 

Maskat grabisin argjendarinë në Lushnje, marrin 100 milionë lekë 

POSTIMI: 

Mengjes i maskave, apo i 6 plaçkitjeve me maska!

Te dashur miq, ky ishte mengjesi i maskave, nga ora 3 gjer ne ora 6 te mengjesit maskat me uniforme dhe pa uniforme kryen 6 plaçkitje.

Keshtu, ne Tepelene rreth ores 03:00 te mengjesit maska me uniforme zbrazen plotesisht me plaçkitje nje supermarket, nje pastiçeri, nje bulmetore dhe dy banesa private.

Ekipi i hajnave pas plaçkitjeve hoqi maskat por jo uniformen dhe u kthye ne detyre. Po keshtu ne Lushnje, kater maska thyen dhe zbrazen nje argjentari.

Pas plaçkitjes hajnat hoqen maskat u larguan te qete, dy prej tyre u nisen per Tirane per t’ju dhuruar dy ministrave per hanemet dhe nje ministreshe gjerdane dhe byzylyket e qendisur me brilante dhe flori.

Gazetaret pyeten ministrin Lleshaj per 6 plaçkitjet ne mengjesin e maskave. Ai dha pergjigjen standarte: per vjedhjet, vrasjet, krimet nuk pergjigjet ministri por pergjigjet policia. Prandaj shkoni pyesni policine. Ministri pergjigjet vetem per vetedorezimet si ajo e Eskobarit dhe pike!?!? 

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48