Flash

Fëmija bie në pusin 107 metra të thellë, 300 persona angazhohen për ta nxjerrë nga aty

Lapsi.al 20 January 2019
Fëmija bie në pusin 107 metra të thellë, 300 persona

Fati i dy vjeçarit Julien Roselló, i cili ka rënë brenda një pusi ka mbërthyer Spanjën. Ekipet e shpëtimit janë ende në përpjekje për të gjetur të miturin që ra brenda pusit të ngushtë dhe të thellë 107 metra, në Spanjën jugore 7 ditë më parë. Asnjë shenjë jetë të 2-vjeçarit nuk është zbuluar deri me sot nga pusi në qytezën Totalan, në lindje të Malagës.

Treqind persona punojnë me turne nga 100 vetë çdo tetë ore, ndërsa kodra ku ndodhet fëmija ngjan me një kantier gjigand ku mjete të tonazhit të rëndë punojnë pa pushim Ata gjetën brenda pusit flokë dhe testet e ADN-së konfirmojnë se janë të fëmijës. Flokët u gjetën në mesin e mbeturinave të nxjerra nga pusi dhe u krahasun me mostrat e ADN-së nga shishet e ujit të djalit.

Brenda pusit të ngushtë me diametër 25 centimetra nuk mund të futet asnjë njeri. Në 70 metra thellësi është një pengesë, e cila nuk lejon ekipin e shpëtimit të dërgojnë ushqim dhe uje për tek fëmija. Të shtunën Kryeinxhinieri Angel Vidal tha se ekipi është i motivuar për të arritur sa me shpejt tek djali. Orët e gjata në punë, mungesa e gjumit dhe lodhja nuk e demotivojne ekipin.

 “Kemi shpresë se do ta shpëtojmë dhe do t’ua çojmë prinderve. operacioni pritet të përfundojë të hënën. Ai eshte fëmija i të gjithëve, do ta nxjerrim jashtë”. – ka thënë ai.

Inxhinieret kanë projektuar dy tunele horizontal dhe vertikal për të arritur tek fëmija. Do të jenë minatorë të specializuar ata që do të futen për të kërkuar në vendin ku besohet se ka rënë fëmija. Sapo të perfundoje tuneli i parë ekpi i shpëtimit do të ndertojë një tunel të dytë me të shkurtër për të arritur zonën ku fëmija ka ngecur.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI