Flash

Boks/ I pashtershmi Pacquiao: politikani kthehet, fiton dhe sfidon Mayweather

Lapsi.al 20 January 2019
Boks/ I pashtershmi Pacquiao: politikani kthehet, fiton dhe sfidon Mayweather

40 vjec sapo mbushur e pavarësisht impenjimeve politike si senator, Manny Pacquiao konfirmohet një kampion i boksit Botëror. Mbrëmjen e kaluar në Las Vegas, filipinasi ka mundur me pikë amerikanin Adrien Broner, duke mbrojtur me sukses titullin e kampionit të botës Wba në peshat welter. Në vëzhgim ishte jo një dosido, por Floyd Mayweather, ylli tjetër i boksit që në 2015 e mposhti 'Pac Man' në atë që u quajt dueli i shekullit.

Filipinasi, e miliona të apasionuar, kërkojnë revanshin, edhe pse Mayweather është tërhequr. "Thuaji Floyd të kthehet në ring, jam gati ta sfidoj përsëri", ka thënë Pacquiao në intervistën e parë pas ndeshjes. Një duel jo shumë i vështirë për të, i fituar me pikë pas 12 raundesh, ndaj një kundërshtari, që pavarësisht moshës më të re nuk ishte kurrë në gjendje ta rivalizonte.

Dy gjyqtarë i kanë dhënë kampionit fitoren me rezultatin 116-112 e i treti 117-111. Në finale, Pacquiao kërkoi edhe goditjen e ko për të mbyllur ndeshjen, duke legjitimuar më shumë dominimin e tij në fitoren e 61 në karrierë në 70 sfida (shtatë humbje e dy barazime).

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI