Flash

"Kundërshtarët duhen vrarë": deklarata pamëshirshme e Allegrit bëhet virale

Lapsi.al 20 January 2019
"Kundërshtarët duhen vrarë": deklarata

Juventus është i pamundur në kampionat, vetëm dy barazime në 19 javë, por Massimiliano Allegri ka ende uri dhe dëshiron të jetë i pamëshishëm, edhe pse deri tani bardhezinjtë e tij nuk kanë lëshuar asgjë në Serie A, dicka ndoshta vetëm në Champions League: "Tani duhet të mësojmë të mbyllim ndeshjet: kur kundërshtarët janë duke vdekur, ne duhet ti vrasim. Nuk duhet ti japim mundësi" ishte deklarata e egër e teknikut të Juventus që u bë menjëherë virale, e pazakontë për një xhentilmen si ai.

Konferenca për shtyp përpara sfidës së të hënës me Chievo ka qenë agresive për Allegri, që vazhdon ti kërkojë maksimumin lojtarëve: "Pas fitores së Superkupës duhet të marrim seriozisht kampionatin". Ndoshta tekniku bardhezi i frikësohet ndonjë neglizhence, motiv që e ka bërë që të përziejë kartat në formacion, duke njoftuar aktivizimin e Perin në portë e Ruganit në qendër të mbrojtjes, ndërsa nuk ka ndërmend të rrezikojë Joao Cancelo, që ende po rikuperon. Megjithatë Khedira mund të konsiderohet blerja e janarit për bardhezinjtë, duke qenë se mesfushori ka qenë i dëmtuar dhe vetëm tani po kthehet në formën e tij më të mirë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI