Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Shisnin mallra pa faturë, dy të arrestuar në Lezhë

Lapsi.al 19 January 2019
Shisnin mallra pa faturë, dy të arrestuar në Lezhë

Dy persona që tregtonin artikuj pa faturë e dokumente kanë rënë në prangat e policisë në Lezhë.

Gjatë operacionit "Fake grains" u arrestuan shtetasit me iniciale A.N., 50 vjeç, dhe E.B., 34 vjeç, banues në Tiranë

Të arrestuarit u kapën në mjetin e tyre me një sasi artikujsh për t'i tregëtuar në lokalet e qytetit të Lezhës.

Policia raporton se artikujt industrialë tregtoheshin pa faturë e dokumente, si edhe me vula e stampa të falsifikuara.

Realizimi i operacionit u bë i mundur pas hetimeve disa javore të ndjekura nga Seksioni kundër krimit ekonomik dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë, që siguruan informacionet në rrugë policore.

"Malli i bllokuar dyshohet se ishte pa asnjë dokument shoqërimi apo faturë tatimore, me vula e stampa të falsifikuara, pasi të drejtën e pronësisë së tregtimit të asaj marke e ka një shoqëri tjetër tregtare e regjistruar,"-raporton policia.

Veprat penale që të arrestuarit akuzohen janë: "Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale", "Fshehja e të ardhurave", "Prodhim i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë", "Manipulin i tregut" dhe "Falsifikim i vulave e stampave".

Të këshilluara

PD zgjedh sot ekipin e ri drejtues

Sot në orën 11:00,  354  anëtarët e Këshillit Kombëtar, janë thirrur për të votuar për funksionarët që do të drejtojnë Partinë Demokratike në 4 vitet e ardhshme...

09:32

Moti, fundjava nis me reshje lokale shiu

Dita e shtunë, 19 janar 2019: moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare të cilat do të pasohen nga rreshje shiu të pakta përgjatë zonës p...

08:10

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI