Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Serbia ndalon në kufi dy pjesëtarë të FSK-së, reagon Haradinaj

Lapsi.al 19 January 2019
Serbia ndalon në kufi dy pjesëtarë të FSK-së, reagon

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se dy pjesëtarë serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë ndaluar nga autoritetet serbe, në vendkalimin kufitar në Jarinjë.

Ai ka thënë se këto ndalime janë në “vazhdën e presioneve dhe persekutimeve çnjerëzore” që autoritetet në Beograd po bëjnë.

Sipas kryeministrit Haradinaj, ndalimet e tilla janë të “papranueshme” dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre. Përveç pjesëtarëve serbë të FSK-së, të cilët janë përballur me vështirësi në vendkalimet kufitare me Serbinë, autoritetet serbe kanë ndaluar edhe disa përfaqësues politikë serbë.

Në vitin 2018, pas presioneve, siç u tha nga Beogradi zyrtar, dhjetëra pjesëtarë të FSK-së braktisën radhët e kësaj force. Kuvendi i Kosovës në dhjetorin e vitit të kaluar miratoi tri ligje, të cilat i hapën rrugën e transformimit të kësaj force në Ushtri. Procesi i transformimit të FSK-së pritet të zgjasë dhjetë vjet.

Të këshilluara

PD zgjedh sot ekipin e ri drejtues

Sot në orën 11:00,  354  anëtarët e Këshillit Kombëtar, janë thirrur për të votuar për funksionarët që do të drejtojnë Partinë Demokratike në 4 vitet e ardhshme...

09:32

Moti, fundjava nis me reshje lokale shiu

Dita e shtunë, 19 janar 2019: moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare të cilat do të pasohen nga rreshje shiu të pakta përgjatë zonës p...

08:10

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI