Flash

Pse Lleshaj po rikthen në Polici ish-drejtorët e PD-së që i largoi Tahiri?

Lapsi.al 19 January 2019
Pse Lleshaj po rikthen në Polici ish-drejtorët e PD-së që i

Aleks Hajdari: Ish-drejtuesit janë profesionistë të trajnuar. Ismail Elezi: Duhet rrëzuar ligji që ndalon kthimin në Polici. Veli Haklaj: Janë lëvizje politike. Ferdinand Dervishi: Ish-drejtorët kanë integritet

Sa herë ndërrohet pushteti largohen drejtorët e policisë dhe vijnë emra të rinj. Sa herë që ndërrohet ministri, largohen përsëri një pjesë e drejtorëve dhe emërohen persona të tjerë në Polici. Ky është fenomeni që është vërejtur në 20 vitet e fundit në Policinë e Shtetit. Por duket se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nuk u beson drejtuesve aktualë të Policisë, duke rikthyer në postet kyçe, ish-drejtorët që janë shkarkuar ose transferuar nga Saimir Tahiri. Ish-drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj pak ditë më parë u emërua Drejtori i Policisë Kriminale me urdhër të Sandër Lleshajt. Edhe Muhamet Rrumbullaku është emëruar Drejtor i SHÇBA-së. Të dy janë larguar nga postet drejtuese menjëherë sapo pushtetin e mori Partia Socialiste në vitin 2013 dhe në krye të Ministrisë së Brendshme u vendos Saimir Tahiri. Emrat e tjerë që mendohet se do rikthehen në poste drejtuese në Polici janë Edmond Rizaj, i cili ka qenë ish-drejtor i Krimit të Organizuar, Ilia Nase, ish-kreu i Rendit në Drejtorinë e Përgjithshme dhe Arben Caka ish-shef Komisariati në Tiranë.

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit Aleks Hajdari, e quan lëvizje të duhur rikthimin në poste kyçe të ish-drejtuesve, por i kërkon Sandër Lleshajt që të shfuqizojë ligjin. “Lëvizjet e fundit janë për t’u përshëndetur. Tonin Vocaj dhe Muhamet Rrumbullaku janë profesionistë. Por sot Sandër Lleshaj duhet që të shfuqizojë ligjin që ndalon rikthimin në Polici, për të gjithë ata njerëz që kanë më shumë se 2 vite që janë larguar nga radhët e uniformave blu. Ish drejtuesit janë profesionistë të trajnuar dhe që kanë hetuar krimin. Duhet të rikthehen patjetër në Polici”, – shprehet Aleks Hajdari në një prononcim për Gazetën MAPO.

Veli Haklaj, ish-drejtor i Analizës së Informacionit Kriminal në Polici mendon se lëvizjet e Sandër Lleshajt janë me karakter politik. “Janë lëvizje me ndikim politik. Lleshaj shikon vetëm aspektin politik dhe nuk e njeh Policinë e Shtetit. Në vlerësimin tim është vlerësuar ana profesionale, por gjithsesi janë lëvizje politike. Lleshaj duhet të shfuqizojë ligjin që parashikon mosrikthimin në Polici për ata që kanë më shumë se 2 vite që nuk janë më në Polici. Ai ligj ndalon rikthim në Polici të atyre që kanë qenë profesionistë”, – shprehet Veli Haklaj.

Rikthimet e ish-drejtorëve

Burime të “MAPO” nga Policia e Shtetit thanë se emrat e ish-drejtorëve para vitit 2013 po rikthehen në Polici me urdhër të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Për gazetarin dhe autorin e “Abc Story” Ferdinand Dervishi, kemi të bëjmë me një fenomen ndryshe dhe sipas tij po rikthehen në polici njerëz me integritet personal. “Zakonisht kemi parë një fenomen që sa herë vjen në pushtet një parti, largon drejtorët që kanë qenë. Vinte në pushtet PD-ja pastronte gjithë drejtorët e PS-së, ose e kundërta. Edhe në 2013 u reflektua ky problem. Por tani shohim që një ministër bën një lëvizje që s’ka ndodhur kurrë. Kthimi në disa pozicione kyçe i disa drejtorëve që kanë emër pozitiv. Emrat që po rikthehen kanë integritet personal, pra që do të thotë, mbeten te roli i specialistit edhe kur është partia në mes”, – thotë Ferdinand Dervishi për “Mapo”.

U trajnuam e specializuam dhe normalisht meritonim të ishin pjesë e policisë dhe jo të kërkojmë punë për të marrë një rrogë në mënyrë që të mbajmë familjen, shprehet ish-drejtori i Policisë Elbasan Ismail Elezi. “Rikthimi ka një ngërç. Lleshaj mund të ketë dëshirë t’i kthejë ish-drejtuesit, sepse Policia ka nevojë për profesionistë, por ministri i Brendshëm nuk e njeh Policinë e Shtetit. Më parë duhet të rrëzohet ligji që të kthehen në Polici ata që janë larguar për më shumë se dy vite nga Policia. Ne, ish-drejtorë të Policisë, të trajnuar dhe specializuar kemi përfunduar në kushtet ku të marrim një rrogë dhe duhet të ishim në Polici.

U larguam padrejtësisht. Mua më dhimbset Policia në këto kushte që është katandisur”, -tha Ismail Elezi në një prononcim për “MAPO”. Për rikthimin e ish-drejtorëve në Polici, Ferdinand Dervishi thotë se duhet edhe mbështetje politike, jo vetëm përgatitja profesionale e tyre. “Do të ishte shumë mirë që të futej dhe mbetej si frymë kjo lëvizje, pasi nuk do kemi më që sa herë ndërrohet pushteti, ikin dhe drejtuesit e Policisë. Por njerëzit që po rikthehen nuk duhet të jenë në pozicionet e tyre të trembur nga politika, të frikësuar dhe të lënë në cep pa mbështetje. U duhet dhënë dhe ajo që quhet “mbështetje politike”, pra t’u jepet mbështetje nga pushteti aktual. Nëse ish-drejtuesve që po rikthehen u jepet pushteti i kufizuar, atëherë nuk do kemi rezultate të mira”, – thekson Ferdinand Dervishi. Në muajt e ardhshëm Policia e Shtetit pritet të përfshihet nga ndryshime duke filluar nga Drejtorët Rajonalë, deri te shefat e krimeve.

U rikthyen në poste kyçe

Tonin Vocaj Drejtor i Policisë Kriminale

Muhamet Rrumbullaku Drejtor i SHÇBA

Emrat që mund të rikthehen

Edmond Rizaj ish-drejtor i Krimit të Organizuar

Ilia Nasi ish-kreu i Rendit në Drejtorinë e Përgjithshme

Arben Caka ish-shef Komisariati në Tiranë

Hamdi Fiore ish-drejtor i Policisë Tiranë

Arjan Muça ish-drejtues në Polici

Të këshilluara

PD zgjedh sot ekipin e ri drejtues

Sot në orën 11:00,  354  anëtarët e Këshillit Kombëtar, janë thirrur për të votuar për funksionarët që do të drejtojnë Partinë Demokratike në 4 vitet e ardhshme...

09:32

Moti, fundjava nis me reshje lokale shiu

Dita e shtunë, 19 janar 2019: moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare të cilat do të pasohen nga rreshje shiu të pakta përgjatë zonës p...

08:10

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI