Flash

Inter bllokohet nga "macja e zezë", në San Siro fitues ishin... fëmijët

Lapsi.al 19 January 2019
Inter bllokohet nga "macja e zezë", në San Siro fitues

Inter humbet terren në përpjekjet për të ndjekur kreun e renditjes, i bllokuar nga Sassuolo, që është macja e zezë e zikaltërve. Nuk ka fitues në San Siro mes dy skuadrave, por fitues mund të konsiderohen 11 mijë fëmijët që mbushën shkallët e stadiumit dhe mesazhi anti-racist që dhanë ata...

Fushata kundër diskriminimit me një "BUU ndaj racizmit ("Brothers Universally United", përkthyer "Vëllezër të bashkuar botërisht") është kompletuar nga 11 mijë fëmijët e shkollave, të pranuar në stadium pas skualifikimit të fushës për koret raciste kundër Koulibaly, që kanë shpalosur koreografinë ad hoc në pjesën qendrore të unazës së parë.

Për ndeshjen, nuk është rezultati që shpresonin zikaltrit, edhe pse Sassuolo është një nga skuadrat që i ka sjellë më shumë kokëçarje Inter në Serie A vitet e fundit. Vetëm 0-0 edhe pse të paktën në pjesën e parë Interi ishte një skuadër dukshëm më e mirë e pranë golit

me Perisic dhe Icardi.

Vetëm se skuadra e Spalletti e humbi toruan dhe lejoi Sassuolo të rrezikojë frikshëm, duke ngjitur në piedestal Samir Handanovic, deciziv në të paktën dy momente, sidomos në minutën e parë shtesë kur shpëtoi nga humbja Interin.

Pas këtij barazimi Interi betet në vendin e tretë më 40 pikë, shtatë më shumë se Roma që gjendët në vendin e katërt.

Italy - Serie A

Roma 3 - 2 Torino

Udinese 1 - 2 Parma

Inter 0 - 0 Sassuolo

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI